9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Dhimbja në lëkurë dhe fenomeni shkencor në Kur’an

Më të lexuarat

Gjë interesante është edhe përsosmëria e ndjenjave, këtë na e mësoi i Lartësuari. Kur’ani ka prekur një realitet shumë interesant në natyrë. Ai na mësoi se si të njihemi me përsosmërinë e ndjenjave, angazhimet e ndjenjave. Ai na mëson për këtë duke qenë se është një realitet natyror e jo si një zbulim shkencor në lëminë e mjeksisë. Ai vetëm e tregon një realitet. Kur ai flet për mënyrën e dënimeve të pabesimtarëve me zjarr i Lartësuari thotë:

“…Sa herë që tu piqen lëkurat e tyre do t’ua ndërrojmë me lëkurë tjetër me qëllim që ta shijojnë vuajtjen…” (Kur’an, 4: 56)

Urtësia e këtij ajeti është mu tek ndërimi i lëkurës e ajo bëhet për ta shijuar dënimin. Sipas Kur’anit vendi i ndijimit të dënimit qenka lëkura.

Ç’thotë shkenca në lidhje me këtë?

Është vërtetuar se të gjithë nervat e ndjeshmërisë janë të vendosura menjëherë pas shtresës së lëkurës. Këto nerva pasi ta ndjejnë rrezikun dhe dhimbjën e sinjalizojnë trurin. Ato janë poshtë lëkurës pikërisht ashtu si tha All-llahu në Kur’an “do t’ua ndërrojmë me lëkurë tjetër me qëllim që ta shijojnë vuajtjen.”

Nga All-llahu është dhënë informacioni për një realitet natyror për, ndjeshmërinë dhe vendosjen e nervave të njeriut menjëherë pas lëkurës. Për ta ndier vazhdimisht njeriu dhembjen e zjarrit All-llahu do t’ia ndërrojë lëkurën sepse, kur lëkura të digjet e humb ndjenjën e dhembjeve ose vuajtjeve dhe kështu lëkura e re do të ndiejë dhembje.

Tani kur shkencëtarët na thonë se nervat arrinë deri te lëkura u themi atyre se ato që janë të rëndësisë së veçantë na i ka treguar All-llahu para shumë shekujve.

Andaj, të dashur lexues, Kur’ani nuk mund të jetë vepër e asnjë krijese. Ai është Fjalë e Allahut të Lartësuar, Shkaktarit të të gjitha sendeve, i cili përfshinë çdo gjë me diturinë e Tij. Askush nuk ka mundur të di rreth këtyre fakteve shkencore të cilat gjenden në ajetet kuranore, të cilat, në kohën e shpalljes së Kur’anit, ishin të panjohura.

Kur’ani ka ofruar përshkrime shumë precize për të gjitha faktet shkencore, të cilat, më vonë i ka zbuluar edhe njeriu. Zbulimi i këtyre fakteve dhe ligjeve shkencore është argument për njerëzit e kësaj kohe se Kur’ani fisnik është nga Allahu. Kur’ani, pra, është Fjala e Allahut.

(Bazuar në librin: Fenomeni mjeksor në Kur’an, Sherif Kaf El-Gazali, fq. 14o)

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit