5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Dhimbja e shpinës mund të jetë shenjë e sëmundjeve serioze

Më të lexuarat

Dhimbja e shpinës përfshin një pjesë të gjerë që nga pjesa e poshtme dhe e prapme e qafës, pjesa e prapme e shpatullave, zona rreth klavikulave deri poshtë belit.

Specialistët pohojnë se nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë veçanërisht dhimbjet e fiksuara në një zonë dhe të vazhdueshme. Ja si radhiten sëmundjet me shenjë kryesore dhimbjen e shpinës:

Sindroma e dhimbjes miofasiel: sipas studimeve të realizuara në afërsisht gjysmën e të sëmurëve që vuajnë nga dhimbja e shpinës shfaqet sindroma e dhimbjes miofasiel. Kjo sindromë prek më shumë personat që punojnë vazhdimisht ulur, në zyrë. Tek muskujt e zonës së shpinës së këtyre të sëmurëve gjenden pika të ndjeshme që provokojnë dhimbjen. Qëndrimi i gabuar rrit më shumë dhimbjen.

Spoliatrozë: dhimbjet e qafës, shpinës dhe shpatullës mund të ngatërrohen me njëra tjetrën ngaqë ndodhen afër. Ndërkohë që tek disa të sëmurë dhimbja mund të përhapet në shpinë ose në të gjithë krahun. Kalcifikimet që mbajnë kyçet, nyjet në skeletin e shpinës dhe të qafës mund të bëhen shkak për dhimbjen e shpinës. Dhimbje mund të lindin dhe në mes vertebrave të shpinës por ky është një rast i rrallë. Nëse dhimbja shkakton humbje të fuqisë së dorës apo mpirje në shumicën e rasteve është një spoliatrozë.

Fibromialgji: shfaqet më shumë tek femrat dhe është një tabllo që shkakton dhimbje në një pjesë të gjerë të trupit duke filluar që nga shpina. Të sëmurët ankohen se ndjejnë lodhje kur ngrihen në mëngjes dhe lodhen shpejt. Ankesat shtohen dhe më shumë me shtimin e të ftohtit, stresit dhe lodhjes. Në këtë grup tek i sëmuri shfaqen dhimbje koke, probleme me zorrët, fryrje, mpirje e duarve apo fryrje.

Skolioza: e quajtur ndryshe shtrembërim i shtyllës kurrizore që vihet re më shumë tek fëmijë në procesin e rritjes mund të shoqërohet me dhimbje tipike shpine. Ankesat mund të shtohet nëse personi kalon një kohë të gjatë para kompjuterit. Në këta raste këshillohen vizita të shpeshta tek mjeku dhe ndjekje e vazhdueshme e sëmundjes. Asimetria në shpatulla, klavikula dhe në kofshë janë shenja të kësaj sëmundjeje.

Osteoporoza: e shfaqur si shkrirje e kockës tek gratë ose tek të moshuarat, osteoporoza shoqërohet me thyerje të kockave të shpinës apo shkurtim të gjatësisë së personit në lidhje me dhimbjen e shpinës. Prandaj në këtë rast krahas kurës me ilaçe sugjerohen dhe ushtrime fizike të muskujve të shpinës për të parandaluar krijimin e gungave në shpinë. Dhimbja shfaqet në shpinë, është e forte dhe e vazhdueshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit