16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dezerton zëvendësi i Assad?

Më të lexuarat

Raportet e mediave në Lindjen e Mesme thonë se zëvendëspresidenti i Sirisë, Farouk al-Shara, ka dezertuar duke iu bashkuar opozitës, dhe ka ikur për në Jordaninë fqinje.

Rrjeti në pronësi saudite, Al – Arabija, ka cituar një aktivist të Ushtrisë së Lirë Siriane opozitare, se al-Shara ishte zhdukur para 10 ditësh dhe se besohet se ka udhëtuar për në Aman.

Ky zhvillim ka ndodhur në periudhën e raporteve për dezertimin e disa zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfshirë edhe një të afërm të zëvendëspresidentit al-Shara, kryeministrin, dhe dy anëtarë të kabinetit të presidentit, Bashar al-Assad.

Al-Shara, 74 vjeçar, ka shërbyer si zëvendëspresident prej vitit 2006.Këto largime të zyrtarëve të lartë të Sirisë në anën e kryengritësve, shihen si një pikë kthese madhore në konfliktin 17 mujor ndërmjet presidentit Asad dhe kryengritësve, që kërkojnë largimin e tij./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit