13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Destinimi i Zekatit për shërimin e të sëmurëve nga kanceri

Më të lexuarat

Cili është qëndrimi i sheriatit përkitazi me destinimin e zekatit për shërimin e të sëmurëve nga kanceri?

Dhe çka do t’i kishit këshilluar tregtarët dhe biznismenët në drejtim të bashkëpunimit me shoqatat humanitare, me qëllim që të mbështeten qendrat e të sëmurëve nga kanceri në Jemen, dhe të jepen donacione për të prekurit nga kjo sëmundje?

Dr Jusuf El Kardawi

I tërë lavdërimi i plotë, sinqerisht i takon vetëm Allahut, bekimet dhe paqja qofshin mbi zotëriun tonë, të Dërguarin e Allahut.

Nuk ka dyshim se është e lejuar që të destinohen mjetet e zekatit për shërimin e të sëmurëve nga kanceri, nëse ata janë të varfër, apo kanë të ardhura të kufizuara, ashtu që nuk mund t’i mbulojnë harxhimet e mëdha të shërimit të kësaj sëmundje. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<<Allahu caktoi obligimin që lëmoshat (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm:të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtive në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet>>.

Këta të sëmurë të cilët kanë të ardhura të kufizuara, bëjnë pjesë në grupin e parë dhe të dytë të atyre të cilëve u takon ta marrin zekatin, gjegjësisht “el-fukara”( të varfërve) dhe “el-mesakin”( të ngratëve). Këto dy grupe, gjegjësisht të varfurit dhe të ngratët që s’kanë asgjë, ashtu siç kanë nevojë për haje, pije, veshje dhe banesë, poashtu kanë nevojë edhe për t’u shëruar prej sëmundjeve, në veçanti kur është fjala për sëmundje të rrezikshme si kanceri.

Ashtu siç është e lejuar që këto mjete t’u jepen personalisht të sëmurëve që t’i paguajnë harxhimet e kurimit, lejohet që këto mjete t’u jepen organizatave humanitare, të cilat mundësojnë

hapjen e qendrave dhe sigurimin e mjeteve medicinale, për të ofruar kujdes mjekësor për këta të sëmurë.

Nëse këtë çështje e analizojmë në raport me umetin islam dhe thirrjen e Islamit për umetin që të jenë të shëndoshë në trup, të fortë dhe të aftë që t’u dalin zot obligimeve për mbrojtjen e vetes dhe të identitetit të vet, mund që ta konsiderojmë këtë pjesë që e destinojmë për këta të sëmurë, në kuadër të kategorisë “fi sebililah”(në rrugën e Allahut), ngase kjo pjesë kontribuon që umeti islam të jenë të aftë për xhihad.

DISA FJALË DREJTUAR BIZNISMENËVE

Me këtë rast, u bëj thirrje vëllezërve të mi të sinqertë dhe të denjë nga bota e biznesit, pasanikëve dhe tregtarëve, që t’i mbështesin organizatat humanitare, t’ua zgjasin dorën e ndihmës dhe t’i përkrahin në angazhimin e tyre për mbështetjen e Qendrave të të Sërmurëve nga Kanceri në Jemen . U bëj thirrje që të japin donacione për këto organizata, me qëllim që të mund t’i realizojnë qëllimet që ia kanë vënë vetes, ngase punët e mëdha dhe projektet e rëndësishme, nuk mund të realizohen pa mjete financiare. Një poet ka thënë:Me dije dhe pasuri, njerëzit e ngritin mbretërinë e tyre, nuk është ngritur ndonji mbretëri me injorancë dhe koprraci.

Biznismenët mund t’i japin kësaj organizate nga zekati që Allahu e obligoi për ata, po mund t’i japin edhe nga lëmoshat joobligative, nga fitimi i vakëfit që posedojnë, nga testamentet e të vdekurve, nëse kanë lënë pas veti testament për një pjesë të pasurisë, po edhe nga çdo pasuri e dyshimtë apo e ndaluar që u ka arritur, ngase kjo pasuri është e ndaluar-haram për vetë ata, ndërkaq është e lejuar për organizatat humanitare dhe fondet tjera të kësaj natyre.

Pasurinë që e japin për këtë qëllim, le ta japin në shenjë falënderimi ndaj Allahut të Madhërishëm për pasurinë që Allahu ua ka falur nga mirësia e Tij, për shëndetin që Allahu ua ka falur, e që tjerët janë të privuar nga ai. Biznismenët duhet ta dinë se pasuria që e japin për këto qëllime fisnike, nuk do ta pakësojë kapitalin e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë:<<…e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh>>. Allahu e thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë.

(Fetava muasire-4 Libri eshte ne perkthim e siper ne gjuhen shqipe)

Prej arabishtes:Bashkim Aliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit