15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Dështimi i parë i protokollit të Haradinajt

Më të lexuarat

Kryeministri Ramush Haradinaj dje ka pasur ditën më të ngjeshur me takime.

Brenda gjysmë dite ai ka takuar shumë personalitete vendore e ndërkombëtare në ndërtesën e qeverisë. E kur takosh shumë njerëz brenda ditës mund të këtë edhe lëshime në protokoll.

Një gjë që bie në sy është vendosja e flamurit të BE-së në takimin e djeshëm Haradinaj-Veseli, raporton Indeksonline.

Në tavolinën e bisedimeve zyrtare sipas protokollit të shtetit vendosen famujt e dy vendeve. Pra në këtë takim ka qenë dashur që të jetë vetëm flamuri i Kosovës dhe kurrsesi flamuri i BE-së.

Flamuri i BE-së ka mbetur në tavolinën e kryeministrit pasi Haradinaj pak qaste më parë kishte pritur Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit