10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dëshmia e një ushtari serb në Hagë: Nga pirgu i grumbulluar me kufoma papritmas duke një fëmijë

Më të lexuarat

Në Tribunalin e Hagës deri më sot ka pasur dëshmi mjaft pikëlluese për krimet e kryera gjatë agresionit në Bosnje dhe Hercegovinë. Megjithatë, më 22 shkurt të këtij viti, në gjykatën e Hagës dëshmoi dëshmitari i mbrojtur me numrin 101, një ish-ushtar në Brigadën e Zvornikut të VRS-së (Ushtria e Republikës Serbe) dhe një dëshmitar okular për vrasjen e boshnjakëve të kapur në Orahovec, ndersa dëshmoi në rastin Popoviq dhe të tjerët që po gjykohen për krimet e kryera në Srebrenicë. Dëshmia e tij do të mbahet mend në kujtesën e shumë njerëzve. Po i sjellim detajet më interesante të dëshmitarit në fjalë.
“Pastaj kishte ndodhur diçka e tmerrshme, diçka që nuk ka gjasa të ndodhë. Diçka që edhe sot unë nuk mund të harroj dhe kurrë nuk do të harroj. Vazhdimisht mendoj se çfarë njeriu mund t’i bëjë nje njeriu tjetër. Pa marrë parasysh se sa herë keni parë tmerret në filma të ndryshëm, dokumentarë, etj, pa marrë parasysh se sa libra keni lexuar me tema horror, librat që te bëjnë të qani mbi fatin e dikujt, më lejoni të them se nuk është e krahasueshme me atë se çfarë kam pa atje. Kam fituar diabetin pas kësaj. Nga grumbulli i trupave të vdekur bërë pirg , të cilat më nuk ngjanin në organet e njeriut, ato ishin vetëm copa mishi, papritmas u shfaq një qenie njerëzore. Unë them një qenie njerëzore, por në fakt ishte një djalë pesë ose gjashtë vjeçar. Kjo është një pamje e mahnitshme.

E pabesueshme. Një qenie njerëzore del dhe shkon në rrugë, në rrugën ku jemi ne ushtarët me pushkë automatike duke kryer pushkatimin. Ky fëmije është duke shkuar drejtë tyre. Të gjithe ushtarët dhe policët të cilët ishin duke qëndruar në rrugë, njerëzit të cilët tashmë ishin mësuar për të vrarë, të gjithë papritmas ulin armët e tyre dhe ata e ndoqën këtë pamje. Djali ishte i mbuluar me pjesët e zorrëve dhe mishit të njerëzve tjerë. Përpara ushtarëve ishte një oficer, mendoj se ai ishte një kolonel, me arrogancë iu drejtua ushtarëve: “Çfarë po prisni, perfundojeni me të!?” Atëherë ushtarët e tij, të cilët nuk e kishin problem për të vrarë njerëz, u përgjigjen: “Zotëri, ju keni një armë, pse ju nuk e kryeni me të? “Të gjithë pas kësaj mbetën si te mpirë. Atëherë oficeri ju foli ushtarëve: “Merrni këtë fëmijë, e vendoseni në një kamion dhe sjelleni atë me vonë me një grup tjetër, atëherë ne do të përfundojmë me të.” Fëmija ishte në shok. Ai vazhdimisht përsëriste : ‘Baba, Baba, ku je? “Ushtarët e morën fëmijën për ta vënë në kamion. Djali kundërshtonte, sepse atij iu kujtua se ai kishte qenë tashmë në këtë kamion. Pastaj unë u afrova dhe ju thashë ushtarëve : “Dëgjoni, unë do të marrë atë në kamion tim, unë do t’i lëshoj muzike për t’ia shkëputur mendjen nga ajo që ka ndodhur. Do të lëshoj radion. Hyra në kamion e dheza dritën edhe radion, gjeta një radio stacion lokal. Unë i thashë atij: “Eja tek unë. Shih unë kam dritë, muzikë. Papritmas më kapi për dore . “Nuk do të uroja që asnjeri prej jush këtë të përjetojë. Unë kam qenë i njohur si një njeri i fortë dhe i guximshëm. Por askujt nuk do t’i dëshiroja të përjetoj kësilloj shtrëngimi sikur ai që më shtrëngoi dorën time. Unë isha i tronditur nga forca e shtrëngimit të tij.”

 

“Dëshmitari i mbrojtur me numrin 101 e mori djalin dhe e dërgoi në spitalin e Zvornikut, ku për shkak të plagëve djali u dërgua në repartin kirurgjik. “Kur e kam sjellë atë në repartin kirurgjik, ma ngjiti prapë për dore, duke më thënë:” Baba, mos lejo të më marrin,të lutem Baba. ”Sot e kësaj dite në veshët e mi kumbojnë fjalët e tij. Ndërkohe që një mjek e kontrollonte atë dhe e pastronte nga mbetjet e mishit dhe zorrëve të njeriut, ndjeva nje erë tmerrësisht të keqe. Kurrsesi nuk arrija të kuptoj se si atë erë nuk e kam ndjerë derisa unë e çoja me kamion në spital. Aq shumë isha i tronditur nga e gjithë ngjarja. ”

* Djali në fjalë është gjallë dhe ka qenë dëshmitar në Hagë.
Artikulli është marrë dhe përkthyer nga ”BOŠNJACI”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit