16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dëshmia e anëtarit të FETO-s: Me betim në Kur’an kurdisnim provimet

Më të lexuarat

Zyrtari i arrestuar i policisë gjatë hetimit kundër organizatës terroriste FETO në Turqi, pranoi se ka kaluar në mënyrë të paligjshme provimin për pozitën e Zëvendës Komisarit të policisë

KARAMAN (AA) – Zyrtari i arrestuar i policisë gjatë hetimit kundër organizatës terroriste FETO në Turqi dhe dëshitari i personit të penduar M.E., i cili ka pranuar se ka kaluar në mënyrë të paligjshme provimin për pozitën e Zëvendës Komisarit të policisë, para prokurorisë zbuloi hollësi për veprimtaritë e paligjshme të FETO-s, sa i përket provimit pranues për shërbime publike, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendës komesari i policisë M.E. u arrestua në bazë të deklaratës së bërë para prokurorit në qytetin turk Karaman nga oficeri tjetër i policie K.Y. Ai në prokurori tha se M.E. ka kaluar provimin për Zëvendës Komisar në saj të pyetjeve të cilat ia dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO pak para provimit.

Pas kësaj M.E. u arrestua dhe u mor në pyetje, ndërsa i penduari si dëshmitar u la të mbrohet në liri me masa të ndalimit. Në deklaratën e tij, M.E. zbuloi detaje në lidhje me grupin e cila merrej me kurdijen e provimit pranues në shërbimet publike.

Ai tha se udhëheqësi i grupit ishte një njeri me inicialet H.S., dhe se pjesë e grupit gjithashtu ishin mësuesi E.T. dhe polici A.S.

“Në mars të vitit 2013 u hap provimi për komesarë, ndërsa unë në atë kohë isha zyrtar i policisë në Karaman. Vendosa të hyj në provim, sepse unë me përkushtim bëja shërbimin policor dhe kisha dëshirë të avancohesha. Udhëheqësi i grupit H.S. mësoi se unë doja të hyja në provim. Ai më tha: ‘Policia ka nevojë për shërbyes qëllim mirë dhe të vlefshëm si ti. Përgatitu mirë’. Ai kërkoi nga unë që 10 ditë para provimit të marrë një pushim, kështu dhe veprova”, tregon M.E.

Ai shtoi se në ditën e parë të pushimit mori një çelës të një apartmani nga H.S., ku takoheshin anëtarët e grupit të cilët ishin të punësuar në polici.

“Atë ditë në banesë erdhi edhe A.S. Tha se e kishte dërguar H.S. dhe se së bashku do të përgatitemi për provim. Në mbrëmje u ktheva në shtëpi, ndërsa A.S. fjeti në apartamentin në fjalë. Dy ditë para provimit në banesë erdhi mësuesi i historisë F.A. të cilin nuk e njihja. Ai na dha udhëzime nga historia dhe njohuritë e përgjithshme. Një ditë para provimit, erdhi një tjetër mësues E.T. dhe kërkoi që të bisedonte veç e veç me secilin prej nesh. Unë hyra i pari në dhomë dhe më tha që t’ia sillja Kur’anin Famëlartë. Pastaj tha se do të na japë pyetjet që do të jenë në provim, dhe se për këtë nuk duhet ti tregojmë askujt, madje as të fasim me A.S. i cili ishte në apartament. Pas kësaj ai kërkoi që të betohemi se nuk do të flasim duke vendosur dorën mbi Kur’an. Më pastaj e mori një laptop, dhe filloi të shtypë një numër të madh shifrash për të hapur dokumentin në të cilat punuam për rreth një orë. Kur mbaruam, ai më tha që të thërras A.S. në dhomë”, tha M.E.

Ai tha se të nesërmen së bashku me A.S. shkuan në Konia, ku së bashku hynë në provim.

“Gjatë udhëtimit nuk biseduam rreth provimit. Nga 100 pyetje në provim, 75 prej tyre përkonin me pyetjet që i përgatitëm një ditë më parë në apartament. Unë iu përgjigja të gjitha pyetjeve dhe mora 89 pikë dhe kalova provimin. Një muaj pas provimit unë shkova në Ankara për kurse”, thotë M.E., duke shtuar se D.S. gjatë qëndrimit të tij në Ankara ka thirrur shpesh mbledhje të organizatës.

“Një kohë nuk iu përgjigja ftesave të tyre. Ata insistuan, prandaj përsëri disa herë mora pjesë në takime. Takimet mbaheshin në banesën e D.S., e cila ndodhej në të njëjtën ndërtesë ku ishte edhe banesa ime”, ka thënë M.E., duke shtuar se pas ngjarjes “të 17-të – 25 dhjetorit”, ka ndërprerë plotësisht kontakt me lëvizjen terroriste.

M.E. pasi përfundoi kursin në Ankara u emërua Zëvendës Komesar i Policisë në Ceyhan, në afërsi të qytetit turk Adana.

Organizata terroriste FETO, e cila udhëhiqet nga Fethullah Gyleni, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ekstradimin e të cilit edhe zyrtarisht e ka kërkuar Turqia, është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të grusht shtetit në Turqi në natën e 15 korrikut.

Anëtarët e kësaj organizate terroriste për vite janë avancuar në detyrë duke u infiltruar në institucionet shtetërore. Kështu fillimisht në dhjetor të vitit 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë përmes procesit të montuar në lidhje me pretendimet për korrupsioni u përpoqën të ndjekin penalisht disa zyrtarë të lartë.

Disa vite më vonë pasoi edhe përpjekja e përgjakshme e organizatës terroriste FETO kur më 15 korrik, oficerët e ushtrisë turke, besnik ndaj organizatës terroriste kishin nisur tentimin e grusht shtetit. Hetimet në lidhje me organizatën terroriste FETO treguan se bëhet fajlë për një rrjet global që nuk përbën kërcënim vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilën ajo është e pranishme dhe aktive.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit