10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Desha t’ju pyes në lidhje me farën e zezë

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum!

Desha t’ju pyes në lidhje me farën e zezë, se a është e vërtetë se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë se ka shërim në farën e zezë për çdo gjë përveç vdekjes, si musliman normal që i besoj plotësisht çfarë ka thënë Muhamedi s.a.v.s. sepse edhe Allahu thotë për të se ai nuk flet nga vetja e tij. Unë më konkretisht e kam për flokët sepse kam dëgjuar se vaji i farës së zezë është efektiv edhe në këtë aspekt. Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat e tij për mundin tuaj.

Selam alejkum ue rahmetullahu ue berekatuhu!

Përgjigjja:

Alejkum selam ue rrahmetullahi ue berekatuhu!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Hadithi që keni cekur e transmeton Buhariu. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Fara e zezë është shërim për çdo sëmundje veç vdekjes.”

Studimet e shumta që janë bërë rreth dobive mjekësore të farës së zezë kanë dalë me rezultate si vijon :

1. Fara e zezë ka veti luftuese kundër infeksioneve që shkaktohen në trup sikurse ndalon edhe zhvillimin e disa mikrobeve.

2. Fara e zezë e ruan mëlçinë nga lloje të ndryshme helmimi.

3. Fara e zezë e ruan mëlçinë nga kanceri.

4. Fara e zezë e ruan zorrën e trashë nga kanceri.

5. Fara e zezë ndihmon në kurimin e kancerit të gjinjve.

6. Fara e zezë ndihmon kurimin e sëmundjes së diabetit.

7. Fara e zezë kuron disa lloje alergjish të ndryshme si alergjinë e mushkërive ose të hundës etj.

8. Fara e zezë ka ndikim pozitiv në shërimin e astmës. Se është provuar që ajo (ndër të tjera) zgjeron rrugët e frymëmarrjes.

9. Fara e zezë mbron muret e stomakut.

10. Fara e zezë shërben si kurues për problemet e veshkave.

11. Fara e zezë mbron zemrën dhe arteriet e gjakut.

12. Fara e zezë ul përqindjen e kolesterolit në gjak.

13. Fara e zezë shpeshton urinimin dhe ul tensionin në formë më të mirë se adelati.

14. Fara e zezë ndihmon kurimin e reumatizmës së kyçeve dhe qetësimin e dhimbjeve.

Gjithashtu edhe të tjera dobi të shumta që tregojnë realisht vërtetësinë e asaj që ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem për farën e zezë.

Për rënien e flokëve ke këtë recetë:

Fërkoje skalpin e kokës me lëng limoni dhe lëre 15 minuta. Laji me shampo dhe ujë tërësisht dhe në fund thajini flokët. Më pas lyejeni kokën me vajin e farës së zezë dhe pini një lugë çaji (5 ml) vaji fare të zezë.

Eroll Nesimi

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit