7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Desh e shita Islamin për 20 cent!

Më të lexuarat

Një emigrant musliman, gjithmonë i hipte një minibusi për të shkuar në punë. Në të shumtën e rasteve ai i hipte të njëjtit minibus me të njëjtin shofer. Një herë, pasi pagoi biletën, ai vuri re se shoferi i kthehu 20 qindarka shtesë mbi shumën e caktuar.

Emigranti musliman mendoi me vete se duhet t’ia kthejë shumën shtesë, sepse kjo nuk është e drejtë. Ai mendoi edhe një herë, dhe tha me vete…., harroje këtë gjë, shuma është shumë e papërfillshme dhe askush nuk i kushton rëndësi…. Edhe firma e minibaseve fiton shumë të ardhura dhe nuk i pakësohet asgjë për shkak të kësaj shume të papërfillshme. Atëherë, po e mbajë këtë shumë si një “dhuratë” prej Zotit, dhe kaq. Minibasi ndali në stacionin që emigranti musliman dëshironte të zbriste.Por përpara se të zbriste, ndali një moment zgjati dorën dhe i dha shoferit të taksisë 20 qindarkat duke i thënë: Urdhëro, ti me ke dhënë kusur më shumë se ç’më takon!!! Shoferi i mori qindarkat, dhe duke buzëqeshur e pyeti emigrantin musliman: A nuk je banues musliman i ri në këtë zonë??? Qe prej një periudhe unë mendoj të shkojë në xhaminë tuaj me qëllim që të mësoj diçka rreth fesë islame. Unë, qëllimisht, t’i dhashë të hollat shtesë që të shoh se si do të sillesh!! Kur emigranti zbriti nga minibasi, ai ndjeu një si këputje fizike dhe për pak sa nuk ra përdhe!! Por, ai u kap fort tek një shtyllë që ishte aty pranë tij, dhe hodhi shikimin drejt e në qiell duke thënë: O Allah, do ta kisha shitur fenë islame vetëm për 20 qindarka!!!

Mesazhi: Ndonjëherë ndodh që ne të jemi ajo dritarja prej së cilës të tjerët shikojnë islamin…..
Prandaj, secili prej nesh duhet të jetë shembull për të tjerët, me besimin, sinqeritetin, moralin dhe besnikërinë e tij.
Perpara çdo veprimi kujto se Allahu është Mbikëqyrës ndaj teje….

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit