10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Derri/ thiu në CIGARE

Më të lexuarat

Shkruan: Burimi Sogojeva

Ndoshta shumë kush do të tmerrohet dhe do të befasohet, kur të kupton se çka fusin në gojën vet çdo ditë duhanpirësit. Gjithsesi si urrejtës i cigares, sikurse i shejtanit të mallkuar, posa e lexova këtë shkrim, po e shpërndaj tutje, InshaAll-llah duke u bërë shkak, që dikush më së largu pasi t’i shoh këto argumente, menjëherë të vendosë që për hir të All-llahut Bujar ta ndërpres konsumimin e kësaj fatkeqësie të madhe.

Lajmi që në filtrat e cigareve gjenden produkte të derrit/thiut është bërë i ditur nga gazeta britanike “Daili Mail”, duke cituar studiuesin Prof. Simon Chapman, i cili vë në dukje se në të gjitha filtrat e cigareve përdoret hemoglobinë – fjalë që vjen nga greqishtja dhe do të thotë rruzull/sferë gjaku – e marrë pra nga gjaku i derrave.

Prof. Chapman thekson se muslimanët dhe çifutët, të cilët nuk konsumojnë asnjë lloj produkti nga derrat, duhet të vihen në dijeni për këtë.

Studiuesi i Universitetit të Sidneit të Australisë, bën të ditur se firmat e cigareve e kanë mbajtur të fshehur këtë lëndë, për arsye të ndikimit në shitjen e produkteve të tyre. Megjithëse një pjesë e konsumatorëve të cigares që i kanë të ndaluara produktet e derrit nuk do ta mirëpresin lajmin. Prof. Chapman thotë se diçka të tillë nuk ka kuptim të mbahet ende e fshehtë.

Hemoglobina gjendet në sasi të konsiderueshme në gjakun e derrave, ndërsa në filtrin e cigareve ajo pengon deri në një farë mase depërtimin e lëndëve helmuese që gjendet te duhani. Prof. Chapman thekson se disa firma cigaresh e kanë përdorur këtë lëndë në masë të madhe, duke e emëruar atë në mënyrë jo të saktë, pra e kanë fshehur qëllimisht. Sipas tij, deri më tani vetëm një firmë cigaresh në Greqi ka bërë të ditur se në prodhimet e saj gjenden lëndë nga gjaku i derrave, duke vënë kështu në dijeni njerëzit që e kanë të ndaluar konsumin e produkteve të derrit.

Këto janë dy fotografi të mushkërive. Majtas normal, kurse djathtas e duhanpirësit

Jo që duhani është shumë i dëmshëm dhe as sa cipa e bërthamës i dobishëm, pra jo veç nga ana financiare, por se sidomos nga ajo shëndetësore – shiko edhe fotografinë e mushkërive lart – dhe mbi të gjitha tanimë edhe nga ana fetare është haram/ i ndaluar, pra duke qenë në kundërshtim të hapur me urdhrat e All-llahut Mëshirëplotë.

Kështu që çdo musliman që i frikësohet Krijuesit të vet sadopak, duhet ta hedh përfundimisht këtë ndyrësirë të poshtër të djallit të mallkuar, pa nguruar as një sekondë.

Dhe të mos del ndonjë Hoxhë e të thotë se kjo na qenka mekruh/e urryer, duke mos pasur parasysh argumentin Kur’anor, por se le të bëhet vetë shembull për të tjerët, se për ndryshe edhe këshillat e tij e humbin vlerën dhe ndikimin tek populli. Këtë po e them, meqë fatkeqësisht ka mjaft Hoxhallarë që e përdorin këtë shëmti.

Sidoqoftë All-llahu i Lartësuar në Kur’an për derrin/ thiun na thotë si vijon:

2,173: 173. Me të vërtetë, Allahu ju ka ndaluar të hani kafshën e ngordhur,gjakun e derdhur, mishin e derrit …

5,3: Është e ndaluar për ju ngrënia e cofëtinës, e gjakut, e mishit të derrit, …

6,145: Thuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua, asgjë që e ndalon njeriun të hajë çfarë të dojë, përveç kafshëve të ngordhura, gjakut të derdhur, mishit të derrit …

16,115: Ai ju ka ndaluar vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit …

All-llahu i Lartësuar është Krijues i gjithësisë dhe Ai ka krijuar e krijon çfarë të donë. Kështu që Ai e ka krijuar edhe këtë kafshë të ndytë/ të fëlliqtë, për arsye që i din Vetë Ai, prandaj edhe për këtë shkak na e ka ndaluar të konsumojmë çfarëdo qoftë nga trupi i tij, meqë është e dëmshëm për shëndetin tonë.

Këtë e dëshmon tanimë haptas edhe shkenca dhe mjekësia e përparuar perëndimore. Ndër të tjera është vërtetuar se derri gjenetikisht është shumë i njëjtë me njeriun. Pastaj në mjekësi jo rrallë herë merret kapaku i zemrës së derrit dhe i transplantohet njeriut. Dhe në fund mund të marrim edhe një varg tjetër Kur’anor, që është si vijon:

5,60: … Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është i zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra, …

Prandaj, pash një All-llah, që tjetër s’ka, si mundet muslimani, që i bie Atij Madhështorit në sexhde, të pin duhan, duke mos e ndjekur arsyen por se epshin e tij, madje ka edhe të atillë që janë jashtëzakonisht të paarsyeshëm dhe nuk e ndalin as brenda familjes e madje-madje as në prani të fëmijëve të tyre. SubhanAll-llah!

Pra çdo kush që edhe pas kësaj nuk e ndërprenë pirjen e duhanit, le të mendoj, le ta parafytyroj dhe le ta dijë çdo herë para se ta ndezë atë të mallkuar, se po e fut derrin/thiun në gojë…

Gjithashtu le ta dijë se goja e tij prej kësaj shëmtie kundërmon dhe e pengon shumë çdo kënd që nuk e përdor atë. E tërë kjo bëhet edhe më e përballueshme, kur në saf/rend të parë pranë teje falet vëllai yt që ta zë frymën me “aromën” e tij që i del nga goja dhe për fat të keq kjo më ndodh edhe mua shumë shpesh në Xhami…

Duke pasur parasysh hadithin i cili thotë që të mos shkojmë në Xhami pas përdorimit të hudhrës, meqë i pengon shumë të tjerët, le ta dimë se era e duhanit nuk është aspak më e lehtë dhe më e përballueshme, për atë që është pranë tij.

PS. Këtë informatë, fillimisht e mora nga kalendari fetar për Gjermani, të datës 31.05.2012, e cila edhe më nxiti ta përgatis këtë shkresë, të cilin e përpunova dhe e zgjerova bukur shumë me argumente dhe informata shtesë.

Paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut Madhështor qofshin me juve!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit