8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Derisa shumë vende të Evropës po përballen me temperatura të larta, Sllovakia mbulohet nga bora në mes të korrikut

Më të lexuarat

Derisa shumë vende të Evropës po luftojnë me temperaturat e larta dhe të nxehtit ‘afrikan’, malet e Sllovakisë janë mbuluar nga bora.

Pas temperaturave prej mbi 20 gradë celsius të regjistruara gjatë ditës së djeshme, temperaturat kanë rënë në mënyrë drastike, ku në Lomnjicki e gjithë sipërfaqja është mbuluar nga bora.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që në korrik bie borë në këtë rajon, kjo edhe është arsyeja pse vizitorët duhet gjithmonë të jenë të gatshëm.

Ndryshe mali Lomnjicki është 2,632 metra i lartë, dhe konsiderohet si maja e tretë më e lartë në malet e Sllovakisë. /tg

https://www.facebook.com/severeweatherEU/videos/432729644240473/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit