14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Deputeti Zafir Berisha në përkrahje të Bashkësisë Islame për ndërtimin e objektit të Xhamisë ne Kalanë e Prizrenit

Më të lexuarat

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, njëherit kryetar i Degës së Nismës, me bashkëpunëtorët e tij të Degës, ka vizituar selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, siç e tha ai për t’u njoftuar me kërkesën e Bashkësisë Islame dërguar institucioneve për ndërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prirenit.

“Jam këtu  që të njoftohem për nismën dhe të gjitha hapat që Bashkësia Islame i ka ndërmarrë për ndërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit, si dhe për mbështetjen e kësaj nisme si deputet dhe si kryetar i Degës së Nismës” tha Berisha.

Në selinë e Bashkësisë Islame në Prizren, delegacioni i Nismës u prit nga kryetari Bashkësisë Islame në Prizren Besim Berisha, me bashkëpunëtorët e tij, ndërsa sekretari i Bashkësisë Islame në Prizren Orhan Bislimaj e njoftoi deputetin Berisha me të gjitha kërkesat që BI-ja ka bërë institucioneve përgjegjëse në vend, ndërsa as sot e kësaj dite nuk po e merr asnjë përgjigje.

“Po ndihemi të ofenduar dhe të nënçmuar, nga indiferenca e institucioneve të cilat jo vetëm që nuk na e japin asnjë përgjigje, por as që na presin në takime. Kemi kërkuar takim me kryeministrin, por nuk na caktohet asnjë takim. Nëse ata nuk na pranojmë do ta gjejmë mënyrën për ta ngritur zërin e protestës.  Na po vlojmë e ata nuk po e çajnë kokën” tha Bislimaj.

Ai njoftoi edhe për nismën e një iniciative qytetare, të cilët kanë filluar nënshkrimin e një peticioni për ndërtimin e xhamisë. Bislimaj gjithashtu ka njoftuar se ka individë që kanë ofruar mjete për ndërtimin e Xhamisë në Kala duke menduar se ajo nuk po rindërtohet për shkak të mungesës së mjeteve, si dhe  paraqiti shqetësimin se është objekti i fundit që është rrënuar.

Deputeti Berisha në vazhdim të takimit kërkoi nga zyrtarët e Bashkësisë Islame sqarim se cilat janë kërkesat. “ A jeni duke kërkuar të ndërtohet një faltore në Kala, apo kërkoni që mozaikut të Kalasë t’i kthehen të gjitha karakteristikat e kohëve nëpër të cilat ka kaluar?”

Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame njoftoi se në të gjitha kërkesat e Bashkësisë Islame është edhe propozimi që objekti të kthehet në një muze.

Në prononcimin pas takimi sekretari i Bashkësisë Islame falënderoi deputetin Zafir Berisha për vizitën dhe për mbështetjen, ndërsa Berisha u tha gazetarëve se Kalaja është njëri ndër monumentet më të rëndësishme të Prizrenit, dhe në këtë objekt duhet  të jenë të gjitha elementet e mozaikut historik. Ai duke përmendur edhe Lidhjen e Prizrenit tha se Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi, kanë qëndruar në burg në Kala, dhe edhe ky element duhet të paraqitet në mozaikun e Kalasë, e cila para gjeneratave të reja duhet ta shpalos gjithë historinë nëpër të cilën ka kaluar qyteti. /Gazetaere.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit