7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Deputeti që kërkon nga qytetarët të mos e paguajnë taksën për ‘Rrugën e Kombit’

Më të lexuarat

Vendosja e taksës nga Shqipëria për automjetet që kalojnë nëpër “Rrugën e Kombit”, ka ngjallur reagime të shumta nga ana kosovare, duke e konsideruar këtë si veprim të padrejtë.

Në këtë linjë është kreu i grupit të deputetëve të Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), Petrit Vasili, i cili ka bërë thirrje që kjo taksë të mos paguhet.

Përmes një status në profilin e tij në ‘Facebook’, Vasili thotë se qytetarët nuk duhet të paguajnë taksa për një rrugë që është ndërtuar një herë më taksat e tyre.

Duke përmendur qindra milionë euro të dhënë për koncesione, kreu i grupit të LSI-së, bën thirrje që kryeministri t’i anulojë ato dhe të financojë mirëmbajtjen e rrugës.

Për Vasilin, më shumë këtë taksë do ta vuajnë ata që vijnë nga Kosova, duke shtuar se ata nuk kanë asnjë taksirat pse qeveria me kryeministër Edi Ramën është e etur për të vjedhur.

“Refuzojeni ta paguani taksen per rrugen e kombit, le ta paguaje vete qeveria.

Koncesionin e rruges se Kombit e ka miratuar qeveria e koncesioneve te pista.

Qytetaret nuk kane taksirat te paguajne taksa per te kaluar ne nje rruge ku e kane dhene boll kontribut me taksat e tyre tyre per ndertimin e saj. Qeveria ta paguaje vete kete takse,se qytetaret e kane permbushur tashme, me te tepert bile detyrimin e tyre.

Qeveria ka dhene qindra milion euro koncesione ne shendetesi e gjithandej,le ti anulloje ato dhe le te financoje mirembajtjen e rruges se kombit. Qytetaret qe udhetojne drejt verilindjes kryesisht vellezerit nga kosova jane te denuar te paguajne per te ardhur ne shqiperi sepse qeveria e kryeministrit vjedh.

Refuzojeni ta paguani kete takse te piset jeni ne te drejten tuaj.”, -shkruan Vasili.

Reagime të forta ka pasur si në Kosovë edhe në Shqipëri pas lajmit se rruga e ‘Kombit’ do të bëhet me pagesë.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes një njoftimi për mediat, sqaroi se taksa në fjalë ka qenë e parashikuar që në vitin 2016.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit