Deputeti i VV-së uron muslimanët për Xhaminë e Madhe

0
179

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka uruar të gjithë besimtarët islamë, me rastin e fillimit të ndërtimit të Xhamisë së Madhe në kryeqytet.

Pavarësisht se ka hasur në kundërshtime të ndryshme arkitektura e kësaj xhamie, Rrahmani thotë se para përzgjedhjes së akritekurës, kjo xhami është nevojë emergjente për besimtarët muslimanë.

“Urime per fillimin e ndërtimit të Xhamisë Qëndrore! Xhamia Qendrore, para se të jetë përzedhje e arkitekturës është nevoj emergjente për besimtarët praktikues në Prishtinë. Falja e xhumas në të gjitha xhamitë e qytetit të Prishtinës behet kryesisht ne rruge pershkak te mungeses se hapsirave. Andaj dua ti uroje për fillimin e punimeve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore. Shpresojm që të paktën do të plotësoj sado pak kushtet që besimtarët ti kryejnë ritet fetare pa u lagur nga shiu e bora siç ndodh zakonisht”, thuhet në urimin e deputetit të VV-së.