9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deputeti i LDK-së: Thaçi e Haradinaj të tregojnë kush i vrau Ahmet Krasniqin, Tahir Zemajn e Smajl Hajdarajn

Më të lexuarat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, pas homazheve që dy liderët e lartë të shtetit i bënë sot në Koshare, i ka drejtuar një pyetje kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi.

Avdyli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Haradinaj dhe Thaçi, do ta kishin nderuar luftën e Kosheres nëse do të tregonin se kush i vrau Ahmet Krasniqin, Tahir Zemajn dhe Smajl Hajdarajn.

Postimi i plotë i Avdylit:

“Disa lider si Hashimi e Ramushi, në betejën e lavdishme të Koshares, paskan derdh lotë e pasi u ngopen mish ,paskan bë thirrje heroike per luftë te re me Serbinë. Një pyetje krejt të lehtë per ju Hashim e Ramush, para se me nis luftë :A thua a dini dicka kush i vrau ministër Ahmet Krasniqi, Komandant Smajl Hajdaraj dhe Tahir Zemaj. Ju para se me bë homazhe aty , do i kishit nderu Luften e Koshares ,nese tregoni kush i vrau keta heronj . Krejt Kosova e dimë që ju dini , po ju keni vendos mos me fol” (sic.), ka shkruar Avdyli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit