12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Deputeti holandez 8 pyetje për Edi Ramën: Mund të na jepni një shembull…, ku procedurat e tenderit janë kryer në përputhje me rregullat e BE-së?

Më të lexuarat

Deputeti holandez Pieter Omtzigt vizitoi Shqipërinë bashkë me një 8 kolegë të tij nga Dhoma e Ulët në datat 6-7 maj 2018, afro 7 javë para vendimit për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE.

Në konferencën e shtypit që ai dhe kolegia e tij Stieneke van der Graaf, pas bisedës me kryetarin e opozitës Basha, ata theksuan ndër të tjera se mbrojtja e zyrtarëve të korruptuar ishte pengesë për një qëndrim pozitiv nga qeveria e Holandës.

Aludimi ishte i qartë për Saimir Tahirin, i cili asokohe ishte deputet e mbrohej me imunitetin parlamentar.

Të nesërmen, në mbledhjen e grupit parlamentar Edi Rama i ironizoi si persona që vijnë në Tiranë për të dalë në lajme pasi asnjë TVv në vendin e tyre nuk i merr në intervistë.

Gramoz Ruçi vajti edhe më tej duke e quajtur Holandën zonë të kanabisit, e cila nuk mund t’i jepte leksione Shqipërisë për luftën kundër drogës.

Dje Omtzigt i ka kushtuar Shqipërisë 9 pyetje të cilat i drejtohen Ministrit të Jashtëm holandez Stefan Blok. Ndoshta nuk është rastësi që z. Blok do të jetë të enjten, më 17 janar në Tiranë.

Pyetjet ngrenë dyshime për ligjshmërinë e tenderit të aeroportit të Vlorës dhe të Air Albania. Këto dy nisma janë kundërshtuar fort nga PD si korruptive e kriminale.

Pyetjet nga deputeti Omtzigt drejtuar Ministrin e Punëve të Jashtme zotit Stef Blok për qeverinë e Shqipërisë, që nuk i përmbush rregullat e Bashkimit Europian sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) (dorëzuar më 14 janar 2019)

1-A keni marrë parasysh letrën e shkruar nga Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane në Parlamentin Europian drejtuar Komisionit Evropian (Komisionerëve Evropian Hahn, Bienkowska dhe Bulc), duke deklaruar se tenderi për aeroportin në Vlorë është dhënë për tre kompani turke pa garë dhe së bashku me themelimin e Air Albania nuk ka ndjekur rregullat e tenderimit të BE-së?

2-Doni të dini reagimin e Komisionit Evropian ndaj letrës dhe mund të na dërgoni një kopje të saj?

3-Si e vlerësoni faktin se qeveria shqiptare shkeli Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis BE dhe Shqipërisë, si në rastin e ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë dhe në themelimin e Air Albania, dhe se kontratat janë dhënë direkt pa garë të hapur për kompanitë turke, kompaninë shtetërore shqiptare dhe kompaninë private shqiptare (të dyshimtë) që u krijua nëntë ditë përpara, në atë kohë, që nuk ka përvojë në fushën e aviacionit?

4-A jeni në dijeni të shembujve të tjerë që tregojnë se qeveria e vendit në fjalë shkel traktatet ndërkombëtare të BE-së?

5=Si shkeli Shqipëria MSA-në, neni 74 (3)?

6-A mund të jepni një shembull të një projekti të rëndësishëm në Shqipëri, ku procedura e tenderit janë krye në përputhje me rregullave të BE-së?

7-Kur do të diskutohet kjo çështje në Këshillin të Stabilizim-Asociimit, siç parashikohet në Nenin 126 të Marrëveshjes së Stablizim-Asociimit?

8-A mund të tregoni se cilat detyrime përmbush Shqipëria nga marrëveshja e MSA-së dhe cilat jo?

9-A mund t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve një nga një brenda tre javëve?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit