Deputeti ekstremist izraelit hyn në Aksa në shoqërim të policisë

0
26

Sipas një njoftimi me shkrim nga Autoriteti i Vakëfeve Islame të Kudsit, deputeti i ekstremit të djathtë dhe një grup shoqërues hebrenjsh fanatikë kanë hyrë në kompleksin e shenjtë në shoqërim të policisë

Yehuda Glick, deputeti i Partisë Likud të kryesuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka hyrë në kompleksin Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi me shkrim nga Autoriteti i Vakëfeve Islame të Kudsit, deputeti i ekstremit të djathtë dhe një grup shoqërues hebrenjsh fanatikë kanë hyrë në kompleksin e shenjtë në shoqërim të policisë.

Glick, i cili për herë të fundit hyri në Aksa më 15 tetor, llogaritet si prijës i hyrjeve provokative të deputetëve izraelitë në faltoren e shenjtë.

Invazioni i hebrenjve në kompleks ka shkaktuar rritje të tensioneve në rajon dhe përplasje midis palestinezëve dhe policisë izraelite. Për këtë arsye, kryeministri Netanyahu në tetor të vitit 2015 kishte ndaluar hyrjen e deputetëve të parlamentit izraelit dhe ministrave në Mesxhid al-Aksa.

Gati tre vite pas ndalesës, në muajin korrik Netanyahu lejoi hyrjen e deputetëve një herë në tre muaj, ndërsa zyra e shtypit e kuvendit izraelit kishte shpalosur udhëzimet në formë të detajuar për deputetët që dëshirojnë të hyjnë në Aksa.

Glick, i cili ka hyrë të paktën tre herë në kompleks nga muaji korrik, ka shkelur rregullin e hyrjes një herë në tre muaj.

Nën këtë kompleks, ku krahas Xhamisë së Kibles dhe Kupolës së Shkëmbit gjenden edhe muze, medrese dhe oborri i madh, hebrenjtë janë duke kryer gërmime me arsyetimin se aty “gjenden mbetjet e Tempullit të Sulejmanit”, duke pretenduar të drejtën për të kryer rite fetare në Aksa.