15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Deputetët miratojnë Projektligjin kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja

Më të lexuarat

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 74 vota për, 12 kundër dhe asnjë abstenim miratuan në parim Projektligjin për ndalimin e shtetasve të Kosovës që t’u bashkohen konflikteve të armatosura jashtë territorit të vendit.

Projektligji për ndalimin e shtetasve të Kosovës që t’u bashkohen konflikteve të armatosura jashtë territorit të vendit, u miratua nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Vetëvendosjes.

 

E ky projektligj, i cili nuk arriti të miratohej në legjislacionin e kaluar, ka për qëllim mbrojtjen e interesit shtetërorë dhe sigurisë kombëtare.

 

Siç kanë raportuar më herët mediat, dispozitat e këtij ligji do të zbatohen ndaj çdo personi i cili merr pjesë apo organizon, rekruton, financon, nxit, udhëheq apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale,në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

 

Në nenin e tretë të këtij projektligji parashihen qartë penalizimet të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

 

Pika 1 thotë se:

Kushdo që organizon, rekruton, udhëheq apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore,në organizimet grupore apo individuale në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë(15) vjet.

 

Pika 2

Kushdo që në çfarëdo mënyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ofron, kërkon, mbledh ose fsheh fonde apo mjete të tjera materiale me dashje, apo bazë të arsyeshme për të besuar se do të përdoren tërësisht apo pjesërisht për të kryer veprën penale të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.

 

Pika 3

Kushdo që merr pjesë në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës,dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.

 

Pika 4

Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të komunikimit, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5)vjet.

 

Pika 5

Moslajmërimi i përgatitjes së veprës penale,apo veprës penale të kryer të përcaktuar me këtë nen-dhe kryesve të saj dënohet me burgim gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

 

Pika 6

Kushdo që strehon kryesin e veprës penale të përcaktuar më këtë nen ose ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave ose në ndonjë mënyrë tjetër, ose kushdo që strehon personin e dënuar apo ndërmerr veprime për pengimin e arrestimit, ekzekutimin e dënimit, dënohet prej gjashtë(6) muaj deri në (5) pesë vjet.

 

Dhe Pika 7

Kryesi i veprës penale të përcaktuar më këtë nen, i cili me zbulimin e grupit tek organet kompetente të ndjekjes penale, eviton kryerjen e veprës penale ose e zbulon grupin tek organet kompetente të ndjekjes penale, para kryerjes së veprës penale, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet apo edhe mund të lirohet nga dënimi.

E dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës të cilët kanë shtetësi të ndonjë shteti tjetër dhe janë pjesë e ushtrisë ose formacionit ushtarak të tyre ose shërbejnë në formacionet ushtarake nën kontrollin e Qeverive ndërkombëtarisht të pranuara apo organizatave ndërkombëtare.

Dispozitat e këtij ligji gjithashtu nuk zbatohen për strukturat e sektorit të sigurisë së Republikës së Kosovës të cilat në bazë të ligjit veprojnë jashtë territorit të shtetit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit