10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Denis Mukwege dhe Nadia Murad fitues të Nobelit për Paqe për vitin 2018

Më të lexuarat

Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2018 i është ndarë Denis Mukwege dhe Nadia Murad, bëri të ditur Komiteti norvegjez për ndarjen e Çmimit Nobel sot në Oslo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mukwege, mjek nga Kongo, dhe Murad, nga komunetiti Jezidi nga Iraku, e cila është aktiviste për të drejtat e grave të përdhunuara, janë shpërblyer “për përpjekjet e bëra për t’i dhënë fund dhunës seksuale si mjet i zhvillimit të luftërave dhe përleshjeve të armatosura”, njoftoi komiteti në Twitter.

Në llogarinë zyrtare të Çmimit Nobel në Twitter thuhet se pas ikjes së saj nga grupi terrorist DEASH, Murad zgjodhi të flasë hapur për vuajtjet e saj.

“Në vitin 2016, në moshën 23-vjeçare, ajo u emërua ambasadorja e parë e OKB-së për Dinjitetin e të Mbijetuarve të Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, thuhet në lidhje me laureaten Murad, tani 25 vjeçe.

Ndërkaq, komiteti theksoi se parimi i lauretit kongolez Mukwege është se “drejtësia është çështje e të gjithëve”.

“Laureati i Paqes për vitin 2018 është simboli kryesor dhe më unifikues, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, për luftën për t’i dhënë fund dhunës seksuale në luftë dhe konflikte të armatosura”, tha komiteti.

Mukwege, mjek 63-vjeçar, ka kaluar pjesë të madhe të jetës së tij duke ndihmuar viktimat e dhunës seksuale në Republikën Demokratike të Kongos.

Mukwege dhe stafi i tij kanë trajtuar mijëra pacientë që kanë rënë viktimë e sulmeve të tilla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit