6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dënimi i Saimir Tahirit “është shkurajues”, reagimi i fortë i Ambasadës së SHBA pas vendimit të gjykatës

Më të lexuarat

Me kete fjali, ambasada amerikane ne Tirane shpreh opinionin e saj se vendimi i gjykates se Krimeve te Renda nje dite me pare, nuk ishte ai qe pritej.

Ne nje reagim ne rrjetet sociale, ambasada shkruan dhe nenvizon se “ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse”.

REAGIMI I AMBASADES AMERIKANE NE FB

Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit