6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Dënime minimale katër ushtarakëve serbë për krime në Kosovë

Më të lexuarat

Pas një procesi maratonik prej dhjetë vitesh, një gjykatë ushtarake në Nish u ka shqiptuar dënimin disa ushtarakëve të ushtrisë së Jugosllavisë për veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile të kryera në Kosovë në prill të vitit 1999, bëri të ditur Fondi për të Drejtën Humanitare.

Bëhet fjalë për oficerët Zlatan Mancic dhe Rade Radojevic dhe ushtarët e rregullt Danilo Tesic dhe Misel Seregija, të cilët nuk kanë marrë pjesë në shqiptimin e aktgjykimit më 3 gusht.

Gjykata e lartë ushtarake në Nish ka konfirmuar dënimet me burg të Gjykatës Supreme të 22 majit 2003, e cila Tesicin dhe Sereginë i ka dënuar me dënime të ulëta, duke marrë parasysh se kanë pranuar fajin gjatë hetimeve dhe në procesin kryesor.

Ndërkohë këta dy kanë tërhequr deklaratën për pranimin e fajit, por kjo nuk ka ndikuar në vendimin e Gjykatës së lartë sa i përket lartësisë së dënimeve me burg, transmeton “Koha”. Sipas komunikatës së FDH, mbetet çështja e rrethanave lehtësuese që i ka pasur parasysh gjykata kur vendosi që Tesicin të dënojë me shtatë vite, kurse Sereginë me pesë vjet burgim.

Mancic është dënuar me shtatë vjet burgim, Radojevic me pesë vjet, Tesic me katër dhe Seregia me tri vjet burgim.

Në procesin e shkallës së parë, që kishte filluar në vitin 2002 në Gjykatën ushtarake të Nishit, i akuzuari Tesic dhe Seregia kishin pranuar se në bazë të urdhrit të eprorëve Mancic dhe Radojevic, kishin vrarë dy civilë shqiptarë në prill të vitit 1999 afër Kushninit. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit