13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Dënime me burg për anëtarët e FETO-s në Turkmenistan

Më të lexuarat

Sipas burimeve lokale, shumica e të dënuarve janë të diplomuar në institucionet arsimore të lidhura me FETO-n, kurse në mesin e tyre ka dhe biznesmenë të lidhur me organizatën terroriste

ASKABAT (AA) – Gjykatat në Turkmenistan, në korrik të këtij viti me dënime me burgim në kohëzgjatje prej 10 deri në 25 vjet dënuan të paktën 40 anëtarë të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve lokale, shumica e të dënuarve janë të diplomuar në institucionet arsimore të lidhura me FETO-n, kurse në mesin e tyre ka dhe biznesmenë të lidhur me organizatën terroriste. Anëtarëve të dënuar të FETO-s u është sekuestruar edhe pasuria.

Gjykatat në Turkmenistan vitin e kaluar trajtuan 150 raste në lidhje me FETO-n, kurse në shkurt të këtij viti me burgim u dënuan 18 anëtarë të organizatës terroriste me të cilën udhëheq Fethullah Gylen.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentimin e dështuar të grusht shtetit më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi, gjatë të cilit jetën humbën jetën më shumë se 240 persona dhe u plagosën dhe rreth 2.000 të tjerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit