Dëmtohet varri i Enver Hoxhës

0
48

Menjëherë pas bërjes publike të dhunimit të varrit të Enver Hoxhës në varrezat e Sharrës, ka patur një reagim nga njerëz të ndryshëm nga publiku.

Telefonata të shumta kanë mbërritur në redaksinë e gazetës “Shekulli” ku kërkojnë një pikë takimi me familjen Hoxha duke shprhur dëshirën se janë pro-Enverit dhe se duan të investojnë për rindërtimin e varrit dhe për investime shtesë që mund të ruajnë të paprekur në të ardhmen varrin e tij.

I pari që hodhi idenë ishte një profesor italian, simpatizant i Hoxhës dhe pas tij, dhjetëra shqiptarë, veçanërisht nga diaspora e vjetër dhe e re shqiptare, kanë telefonuar në Shekulli.Ndërkohë asnjë konfirmim nëse familja Hoxha, veçanërisht Ilir dhe Teuta Hoxha që kanë bërë denoncimin, do t’i pranojnë këto kontribute./AT/kohaislame