10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dëmtimet në tru dhe ragbi

Më të lexuarat

Bashkëshortja e një ish lojtari të ragbit në ligen NFL, ka publikuar një letër lidhur me problemet kognitive të bashkëshortit të saj pas një karriere në këtë sport.

Letra e Emily Kelly për bashkëshortin e saj që u publikua në New York Times, nuk është hera e parë qe përmenden problemet mentale të lojtarëve të ragbit.

Rob Kelly, tani 43 vjeçar, ka luajtur për katër sezone me ekipin New Orleans Saints dhe një sezonë me Patriots, para pensionimit të hershëm në vitin 2002 për shkak të dëmtimeve nervore në mes të qafës dhe shpatullave në moshën 28 vjeçare.

Siç e përshkruan Emily ai është shndërruar nga një person i kujdesshëm dhe tejet i dashur në paranojak që e mendon vetëvrasjen, ndonëse nuk ka ndonjë diagnozë konluzive për dëmtimet në tru.

Ajo ka akuzuar Ligen e Futbollit Amerikan (NFL), ekipet mjekësore respektivisht, që po dështojnë të bëjnë lidhjen në mes të këtij sporti dhe sëmundjeve neurodegjerenative.

“Këta burra kanë zgjedhur futbollin, nuk kanë zgjedhur dëmtimet në tru” shkruan Emily përderisa ka bërë të ditur që përveç Rob, janë edhe rreth 2,400 ish lojtarë të tjerë që kanë pasur eksperienca të ngjashme.

Publikimi i saj vjen pas një viti të rëndësishëm sa i përket hulumtimeve rreth dëmtimeve në tru që lidhen me ragbi.

Universiteti i Boston ka zhvilluar hulumtime për encefalopati kronike traumatike (CTE), sëmundje e ngjashme me atë të Alzheimer, për të cilën është thënë se shkaktohet nga goditjet e përsëritura në kokë.

Këtë vit ky ekip ka publikuar disa studime që tregojnë lidhjen në mes të ragbit dhe dëmtimeve në tru.

Përderisa ende nuk ka ndonjë mënyrë të diagnostifikimin të sëmundjes gjatë jetës, faktet që lidhin goditjet e kokës me sëmundjen neurodegjenerative janë duke u fuqizuar dita ditës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit