Demonizimi i sulltanit Tipu: gjuhë urrejtjeje ndaj muslimanëve në protestat nacionaliste në Indi

0

Qeveria e shtetit Indian, Karnataka kremtoi 268-vjetorin e lindjes së sundimtarit të shekullit të 18-të të mbretërisë Mysore, por këto aktivitete u shoqëruan me protesta nga organizatat nacionaliste hindu. Analistët thonë se kundërshtitë shkojnë përtej festimeve të ditës. Qeveria shtetërore e drejtuar nga partia e Kongresit, thotë se Tipu Sultan është luftëtar çlirimtar kundër kolonialistëve britanikë, ndërsa partia djathtiste Bharatiya Janata (BJP), partia kryesore e opozitës në Karnataka, e quan atë një “tiran” dhe “shovinist anti-hindu”.

BJP dhe organizatat pranë saj, inskenuan protesta në mbarë shtetin kundër nderimit të sundimtarit që nisi tre vjet më parë nga ana e qeverisë së shtetit.

Por, përse të ketë protesta ndaj një sundimtari që ndërroi jetë më shumë se 200 vjet më parë?

Demonizimi i sundimtarëve muslimanë

BJP dhe nëna e saj ideologjike, partia Rashtriya Sëayamsevak Sangh (RSS), pretendojnë se Tipu ishte një fanatik që shkatërroi tempujt dhe detyroi hindutë të konvertoheshin në Islam gjatë mbretërimit të tij 17-vjeçar.

Historianët thonë se e gjitha kjo është pjesë e një fushate më të gjerë të drejtuar nga hindutë që i përshkruajnë sundimtarët muslimanë si barbarë, që vepruan ashpërsisht ndaj shtetasve të tyre hindu. Janë ndryshuar emrat e rrugët që mbanin ato të mbretërve muslimanë nga periudha mesjetare ndërsa qeveria e kryeministrit Narendra Modi është akuzuar se po nxit rishkrimin e librave të historisë, për t’iu përshtatur axhendës nacionaliste hindu.

Qeveria BJP në shtetin e Uttar Pradesh, muajin e kaluar, hoqi vendndodhjen e famshme të Taxh Mahalit, një nga mrekullitë e botës modern, nga broshurat e turizmit pasi thuhet se ndërtesa është ngritur nga muslimanët. Më pas, një lider i BJP-së e cilësoi atë një njollë në kulturën e Indisë.

Ka rrëfime historike që Tipu financoi ndërtimin e shumë tempujve dhe manastireve, por këto rrëfime nuk theksohen, ndërsa veprimet e tij kundër komunitetit hindu shpesh ekzagjerohen.

“Të gjithë sundimtarët e epokës para-moderne dhe madje, edhe në periudhën modern, kur pushtonin popuj të tjerë, kishin pa dyshim një mizori të paevitueshme dhe brutalitet, kështu që Tipu nuk ishte i vetmi. Tipu nuk ishte një Ashoka apo një Buda. Ai ishte si çdo sundimtar tjetër mesjetar”, thotë historiani Mukherjee said.

Tipu kundër kulturës hindu

Rakesh Sinha, ideology për RSS-në, pranon se sulltani Tipu ishte një sundimtar Indian me “veçori si pozitive ashtu edhe negative”, por thotë se ai ishte kundër festimeve dhe “ikonizimit” të një sundimtari kundërthënës.

“Gjëja më e rëndësishme për një sundimtar është filozofia sociale gjithëpërfshirëse – kjo mungonte në qeverisjen e Tipu. Misioni i tij ishte kundërshtia fetare ndaj hinduve.

Sulltani Tipu u pozicionua kundër idesë së civilizimit Indian, kundër civilizimit hindu dhe kulturës së tij. Ne mund të kemi edhe një seminar për Tipunë mirëpo nuk janë festime përvjetori. Këto festime janë pjesë e ikonizimit të Tipusë. Ai nuk frymëzon vazhdimësi”.

Shumë njerëz në Indi kanë reaguar ndaj gjuhës së urrejtjes së protestuesve kundër Sulltanit Tipu.

Ndërkaq, Mani Shankar Aiyar, lider i lartë i partisë së Kongresit dhe ish-ministër federal thotë se mjedisi aktual qeverisës, BJP dëshiron “të promovojë një nacionalizëm shumë të orientuar sipas prirjeve të tyre”, në vend të idesë së Indisë që përfaqësohet nga Jaëaharlal Nehru, kryeministrit të saj të parë.

Ideja e Nehru për Indinë, thotë ai, “në thelb donte të thoshte se çdokush që jeton në Indi është Indian dhe se ne nuk lejojmë që mëkatet e baballarëve të bien mbi fëmijët”.

Vetë indianët nuk janë të ndarë në lidhje me Sulltanin Tipu, por vetëm njerëzit e motivuar nga një lloj ideologjie dhe politike që duan të krijojnë ndasi.

Aiyer thotë se ata që duan një sundimtar hindu, Raxh, në një Indi sekulariste “vazhdojnë të përpiqen të gjejnë shembuj mes sundimtarëve muslimanë të Indisë, të keqbërjeve që ata mund të kenë bërë dhe më pas i ekzagjerojnë ato”.

Tipu, i njohur edhe si Tigri i Misores për trimërinë e tij, u vra ndërsa luftone trupat britanike në kryeqytetin e tij, Seringapatam, në vitin 1799. Ai po quhet edhe luftëtari i parë për lirinë në Indi – një pikë që qeveria në Karnataka e ka theksuar për të organizuar festimet.

Tipu po ashtu ka meritat e modernizimit të ushtrisë, rrugëve dhe sistemit vaditës dhe historianët vënë në dukje përpjekjet e tyre për të dalluar personalitetin shumë-dimensional të Tipusë nga prizmi i ngushtë sektarian.

“Trashëgimia e sulltanit Tipu është se ai tregoi se kishte aftësi të mëdha në shoqërinë e këtyre anëve, në fund të shekullit të 18-të, për të sjellë risi e për modernizim”, përfundon Mukherjee.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Shpërndaje: