8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

DEMOLOHET KISHA NË SHTIME, ARRESTOHEN KATËR VETA

Më të lexuarat

Kisha në Shtime është vjedhur, kurse Policia e Kosovës i ka arrestuar katër shqiptarë të dyshuar për këtë vepër. Sipas radio KiM të Çagllavicës, nga pjesa qendrore e kishës pothuaj në tërësi është hequr dhe marrë kulmi nga plumbi si dhe izolimi mbrojtës.

Të gjitha dritaret në pjesën e poshtme të kishës, si dhe dera janë thyer. Sipas burimit të radios, është demoluar edhe brendia e kishës pasi nga muret janë nxjerrë kabllot elektrike. Vërehet edhe mungesa e inventarit kishtar, kurse nga freskat nëpër mure gjenden ende vetëm disa gjurmë të freskave.

Komandanti i policisë në Shtime, Enver Abdyli tha se policia ka arrestuar katër shqiptarë të dyshuar për këto të bëma në kishë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit