14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Demircan: Mijëra të sëmurë kurohen në spitalet që Turqia ka ngritur në Siri

Më të lexuarat

Ministri i Shëndetësisë, Ahmet Demirxhan (Ahmet Demircan) bëri të ditur se në spitalet e ngritura në Siri kanë marrë shërbim 152 mijë-230 mijë sirianë.

Ai tha se në rajonet ku është siguruar stabiliteti në Siri, falë operacionit Mburoja e Eufratit, kanë bërë shumë investime për të zhvilluar shërbimet shëndetësore në këto rajone.

Demirxhan rikujtoi se në këtë kuadër në Siri janë ngritur 3 spitale.

“Në spitalin e Jerablusit deri tani 131 mijë të sëmurë kanë marrë shërbime poliklinike. 36 mijë e 300 të sëmurë kanë marrë shërbim në urgjencë. 1034 pacientë janë operuar. Në Spitalin e Al Babit deri në fund të muajit gush janë kuruar 14 mijë e 900 pacientë në shërbimet e poliklinikës. 8 mijë prej tyre kanë marrë shërbim në urgjencë ndërsa 415 të sëmurë i janë nënshtruar operacioneve. Kurse në spitalin e Azezit 6 330 të sëmurëve i është dhen shërbim poliklinike. 440 të sëmurë janë operuar”.

Krahas shërbimeve mjekësore të dhëna në Siri, në portat kufitare Çobanbej (Çobanbey) dhe Xhilvegëzy (Cilvegözü) jepen të njëjtat shërbime mjekësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit