6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

“Demenca” sëmundja nga e cila vuajnë 50 milionë njerëz në botë

Më të lexuarat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën të ditur se 50 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga sëmundja e demencës e cila ndikon në performancën mendore ndërsa parashikon se kjo shifër do të rritet në 152 milionë në vitin 2050.

Alzhaimeri, forma më e përhapur e demencës që ndikon në performancën mendore përcaktohet si një çrregullim neurodegjenerativ i shoqëruar me simptoma neuropsikiatrike dhe ndryshime në sjellje të karakterizuara nga një rënie në aktivitetet të përditshëm dhe dëmtime në aftësitë njohëse.

Për sëmundjen e Alzhaimerit e cila shkakton dëme të rënda në indet e trurit kryesisht tek njerëzit mbi 65 vjeç që u përcaktua për herë të parë në vitin 1906 nga psikiatri dhe patologu gjerman Alois Alzheimer, ende nuk ka një diagnozë efektive dhe metodë të trajtimit.

Çdo vit, 21 shtatori përkujtohet si “Dita Botërore e Alzhaimerit” me qëllim për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen ndaj njerëzve që jetojnë me këtë sëmundje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit