7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Demaçi merr shtetësinë shqiptare

Më të lexuarat

Më në fund, pas dy vjet pritjeje, Republika e Shqipërisë ia ka dhënë shtetësinë shqiptare veprimtarit dhe atdhetarit të shquar Adem Demaçit.


Në mbështetje të nenit 92, pika “c” dhe 93 të Kushtetutës dhe ligjit “Për shtetësinë shqiptare”, presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir Topi, të hënën e ka firmosur dekretin presidencial për dhënien e shtetësisë shqiptare për simbolin e rezistencës kombëtare, njofton “Epoka e Re”.

Por, rruga deri te arritja e kësaj shtetësia për bacën Adem nuk ka qenë e lehtë.

Për një gjë të tillë atij i është dashur të presë dy vjet. Ndonëse publikisht nuk është thënë, është bërë me dije se për këtë vonesë fajet i ka Qeveria shqiptare.

Një burim në kushte anonimiteti i ka thënë gazetës se shteti shqiptar i ka kërkuar Demaçit edhe certifikatë, e cila dëshmon se nuk është nën hetime.

“Zakonisht ata kanë thënë se arsyeja e vonesës ka qenë moskompletimi i dokumentacionit. Madje, bacës ata i kanë kërkuar edhe certifikatë që nuk është duke u hetuar. Kjo ka qenë kërkesë banale”, ka treguar burimi i gazetës.

Po i njëjti burim ka bërë me dije se Kroacia veprimtarit Demaçi ia ka dhënë shtetësinë brenda ditës.

Gjatë së mërkurës ka qenë e pamundur të kontaktohet ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Megjithatë, gazeta ka mësuar se procedura e marrjes së shtetësisë për Adem Demaçin nuk ka shkuar nëpërmjet Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, por nëpërmjet rasteve të veçanta të marrjes së shtetësisë.

Pavarësisht pritjeve të gjata, veprimtari Demaçi është mjaft i lumtur që më në fund ka edhe shtetësinë e ëndërruar të shtetit shqiptar.

Në një prononcim për “Epokën e re” në mënyrë metaforike ai ka thënë se pas marrjes së shtetësisë ndihet sikur një njeri që pas një kohe të gjatë e ka kuptuar se ka nënë. “Njeri është mirë kur e ka një nënë, ani se është larg, ani se është me probleme. Ndryshe është kur e ka nënën, ndryshe është kur nuk e ka. Sikur ai që është pa nënë dhe dikur e zbulon nënën e vet dhe ajo pastaj e merr ngryk e fut në gji. Këtë ndjenjë e kam”, ka thënë Demaçi. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit