Dell nuk përjashton mundësinë e dialogut për veriun

0
41

Ambasadori amerikan Christopher Dell nuk ka përjashtuar mundësinë që këtë vit të fillojë dialogu për zgjidhjen e çështjes së veriut. Ai i ka thënë RTK-së se një vështrim më serioz i situatës në veri gjithsesi do të ndodhë para se zgjedhjet e reja të ndodhin edhe në Kosovës. Por kjo, sipas tij, varet edhe nga ajo se çfarë qeverie do të ketë në Serbi.

Dell megjithatë ka përjashtuar mundësinë e zgjidhjes së problemit përmes ndonjë statusi special, apo ndonjë lloj tjetër autonomie.

Qeveria e Kosovës, por edhe Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin zgjidhje të tilla. E tëra çfarë mund të bëhet është fillimi i një dialogu midis Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që jetojnë në veri për kushtet e tyre të jetë në mënyrë që ata ta ndijën vetëm sa më mirë në Republikë e Kosovës.

Ky dialog nuk është mbajtur për 13 vjet me radhë, sepse këtë nuk e kanë dashur elementet kriminale që janë në veri.

Dell ka deklaruar se në këtë drejtim Qeveria e Kosovës do ta ketë edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara

Dell ka theksuar edhe njëherë se korrupsioni duhet të luftohet, ndryshe vendi mund të ketë pasoja të paparashikueshme. /koha/kohaislame