Del në dritë Prishtina e vjetër (video)

0
47

Në përpjekjeke për të ndërtuar Prishtinën e re zbulohen gjurmët e “Çarshisë së Vjetër” të kryeqytit kosovar.

Kroi në të cilin besohet se buronte uji deri në vitet e 50-te dhe themelet e një objekti të vjetër tre katërqind vjecar dolën në sipërfaqe gjatë punimeve që po bëhen për ndërtimin e sheshit “Ibrahim Rugova”. Të dyja këto objekte konsiderohen të rëndësisë së vecantë sepse dëshmojnë shtrirjen e Prishtinës së vjetër. Si të tilla ato janë pjesë e trashëgimisë kulturore. Arkeologët rekomandojnë përfshirjen e tyre në në sheshin e ri në mënyrë që të vizitohen nga qytetarët. Qendra e Prishtinës së dikurshme në fakt është shkatërruar tërësisht në vitet e 50-te nga regjimi i kohës. Mbi të nëpër kohë u ndërtuan objekte të reja shumë të larta të cilat nuk i janë përmbajtur aspak arkitekturës së vjetër. 74 vjecari Gani Berisha me nostalgji e kujton qendrën e Prishtinës të shekullit 20-të ndërsa thekson se regjimi serb qëllimisht zhduku lashtësinë e këtij qyteti. Sot rrënimi vazhdon. Në emër të ndërtimit të një qendre metropol ndodhë të priten drunjtë të cilët duan vite për t’u rritur. Sidoqoftë në kërkim të lashtësisë në thellësi të qytetit mund të gjesh shtëpi banimi 150 vjet të vjetra, por të cilat duket se nuk do t’i rezistojnë edhe shumë gjatë kohës. Nga ana tjetër njëra nga objektet që përmban vlera të mëdha të arkitekturës autoktone, Sahat Kulla fatmirësisht qëndron ende në këmbë falë rinovimit që i është bërë pas luftës./tch/kohaislame