12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

DEKLARATE E FADIL HOXHËS ME RASTIN E FORMIMIT TË LIDHJES DYTË TË PRIZRENIT

Më të lexuarat

DEKLARAT E FADIL HOXHËS ME RASTIN E FORMIMIT TË LIDHJES DYTË TË PRIZRENIT*

Shkrim nga Shevki Voca

Me të vërtet, gjakpirësi Nediç, tradhtari i popullit serb, nuk ka thënë kotë: “Për derisa e kemi Xhafer Devën, Ilijaz Agushin dhe disa të tjerë…për Kosovën nuk kemi për se të brengosemi…” Për këtë arsye ky zuzar, duke i mashtruar edhe disa shqiptar të ndershëm të anës tonë, me 16- IX-1943. i tuboi në Prizren, kinse ta formojë Lidhjen e Prizrenit, duke e shfrytëzuar rëndësinë historike të popullit shqiptar të vitit 1878, që të spekuloi me dëshirën e popullit shqiptar për lirin e tyre, në ç’mënyrë ai do ti siguronte interesat dhe karrierën e njollosur të vet të cilat ia ofron Gestapo-ja.”
A është e mundur që Lidhja e Prizrenit e vitit 1878, e cila ka një peshë të veçantë historike për tërë popullin shqiptar, me të cilën ka udhëhequr patrioti mirënjohur Abdyl Frashëri, të krahasohet me agjentin e Gestapo-s Xhafer Devën? PO, nëse krahasohet një mace e zgjebosur të cilën pronari e ka përjashtuar nga shtëpia, sepse ia kishte dëmtuar enët e kuzhinës, ushqimin si dhe orenditë tjera shtëpiake, me luanin mbretin e shtazëve, dhe simbolin e fuqisë dhe të lirisë. Luani është Abdyli siç ka qenë përherë, ndërsa macja është Xhaferi, çfarë edhe është.
Rreth kësaj mace të zgjebosur sot janë tubuar të gjithë reaksionarët, humbje kotësitë, të korruptuarit (ryshfetxhit), shovinistët dhe karrieristët, si Bedri Peja, Açif Blyta, Tahir Zajmi, Sefedin-begu (fjala është për Sefedin Begollin nga Peja, babai i aktorit të madh Faruk Begollit , Sh. V.), dhe kompania e tyre duke vendosur, sjellë dekrete, formuar plane, në ç’mënyrë që të pasurohen sa më shumë në llogari të tradhtisë popullore, kurse në anën tjetër, për ti maskuar qëllimet e fëlliqura të tyre, që ti fshehin si gjarpri këmbët, shesin nacionalizëm për një Shqipëri etnike, duke brohoritur se Kosova gjendet në rrezik. Me këtë, ca më shumë kalojnë në një imperializëm të përlyer Drazhiste (Drazha Markoviq, Sh. V.), duke e kërkuar çakë edhe Rashkën, Vranjën, Velesin, vendbanimin e Artës etj. Ndërsa ka edhe asi tipa të verbëruar sa që thonë: “Nga Beogradi deri në Stamboll.”

P.s. Ja le xues të nderuar kush ka qenë Fadil Hoxha, që tani mbeturinat e ish rexhimit komunist Jugosllav, mundohen me çdo kusht ta nxjerin si figur dhe person të pastër kombëtar. Ai ka ndjek, burgos, vra e mbyt, persekutu, nda fëmijtë nga prindërit me dhunë, duke lënë me qindra e mija jetimë, vetëm e vetëm ti mbetet besnik vllazerve të vet sllavo-komunisto-cetnike, të cilët në fund edhe ate e poshtëruan dhe diskredituan në mënyr më të pa moralshme. I tillë është dështaku i politikës së Kosoves së pasluftës së vitit 1999, Veton Suroi, i cili koh me par botoi librin “Fadil Hoxha në veten e parë”, si dhe para dy vitesh edhe intelektualët-mbeturin e komunizmit të tyre nostalxhik në krye të Institutit të historis së Kosovës nxorën njashtu një lbër për plakun e pa penduar komunisto-sllaviste Fadil Hoxhën, me autorin dr. Jusuf Bajraktari.

* Nga artikulli I Fadil Hoxhës në gjuhën serbo-kroate dhënë gazetës “Sloboda”, tetor 1943. Të botuar në “Zbornik dokumenata I podataka o narodnooslobodilackom ratu jugoslovenskih naroda-Vojno istorijski institut, Tom I, knjiga 19-Borbe na Kosovu 1941-1944, Beograd…Për këtë shih Dr. Muhamed Kesetovic “Kontrarevolucija na Kosovu-pokusaj I sprecavanje” faqe 193. Beograd 1984.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit