6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Déjà vu (të njejtat mashtrime mediatike edhe këtë vit)

Më të lexuarat

Janarin e viti të kaluar (2016), mediat italiane e filluan me rrezikun e supozuar të ISIS-it në Ballkan, përfshirë Shqipërinë.

Në disa artikuj të pabazë, e që nuk i qëndronin asnjë lloj shqyrtimi, La Stampa​ dhe simotrat e saj pretendonin për praninë e ISIS-it në Shipëri. Një vit kaloi, e asgjë nuk ndodhi. ISIS-i nuk u duk asgjëkundi. Ai gjendej vetëm në fantazinë e gazetarëve që shkruanin nga rehatia e tavolinës së punës.
Sot, një vit më pas (2017), mediat në Itali përsëri i janë kthyer kësaj teme, po me të njejta pretendime; prania e supozuar e ISIS-it në Shqipëri. Çdo fjalë për të treguar të kundërtën do të ishte vetëm humbje kohe. Ne e dimë që nuk ka ISIS në shqipëri. Është e tepërt të flasim për besueshmërinë e mediave italiane dhe objektivitetin e tyre ndaj kësaj pjese të Europës, pasi ne gjithmonë kemi qenë të paragjykuar.

E sot, ashtu si dikur në vitet ’90, Shqipëria dhe shqiptarët paraqiten në sytë e opinionit italian dhe atij europian si njerëz të rrezikshëm dhe radikalë, të cilët nuk e meritojnë besimin e botës së ‘qytetëruar europiane’.

Për Europën, shqiptarët do të jenë gjithmonë ‘tjetri’, i gjendur midis dy botëve imagjinare; ‘Oksidentit të qytetëruar dhe Orientit të prapambetur’.
Përkatësia muslimane e shumicës së shqiptarëve do të përdorët githmonë si arsye për të na akuzuar e për të na demonizuar në sytë e botës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit