9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Dedikuar “intelektualëve” shqiptarë (që në fakt jan fund e kry të kompleksum)

Më të lexuarat

Dedikuar “intelektualëve” shqiptarë (që në fakt jan fund e kry të kompleksum)

 

Jurgen Todenhofer

“Miq të nderuar, Merkel është nën kritika të ashpra të bashkë-partiakëve të saj për shkak të deklaratës se Islami është pjesë e Gjermanisë.
Deklarata e saj në aspektin historik nuk është e tepruar, në fakt një deklaratë e tillë është e pamjaftueshme. Islami nuk është vetëm pjesë e Gjermanisë dhe Europës, por ai është kushti i suksesit të tyre.
Suksesi i Europës dhe identiteti i saj nuk bazohet vetëm në rrënjat e saja krishtero-hebraike por një pjesë të madhe bazohet edhe nga dijet dhe njohuritë antike.
Civilizimi i lartë greko-romak u zbulua nga dijetarët musliman në kohën e depërtimit të muslimanëve në tokën Europiane.
Dijetarët muslimanë e përsosën atë civilizim dhe nëpërmjet Spanjës ia sollën Europës. Gjermania ka pasur dobi të madhe nga kjo, sidomos në lëmin e teknikës, mjekësisë, astronomisë dhe kimisë.
Kështu Islami u bë motori i domosdoshëm i zhvillimit europian. Europa i siguroi vetes një përparësi të madhe civilizuese – teknike në raport me kontinentet tjera.
Edhe sot e kësaj dite Europa nxjerr nga ky transferim i hershëm i dijes nga ana e Islamit dhe muslimanëve.
Pra, Islami e bëri Europën rajonin më të zhvilluar në botë”

Natën e mirë e qofshi nën mbrojtjen e Të Gjithpushtetshmit

Bekim Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit