9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Dëbora gjunjëzon gjysmën e Europës

Më të lexuarat

Moti i keq me dëborë të dendur ka gjunjëzuar një pjesë të Europës.
Më e prekur është zona nga Gjermania deri tek vendet nordike, ku reshjet kanë bllokuar rrugë, akse hekurudhore dhe kanë shkaktuar edhe viktima.

Dëbora e dendur ka sjellë kaos në disa pjesë të Europës, kryesisht në Gjermani dhe Suedi, ku rrugë të shumta janë bllokuar, shërbimet hekurudhore pezulluar dhe shkollat janë mbyllur. Operatorë të Kryqit të Kuq u erdhën në ndihmë drejtuesve të mjeteve të bllokuar në një autostradë në jug të landit të Bavarisë.

Në landin në fjalë, një djalë 9-vjeçar humbi jetën nga rrëzimi i një peme që e zuri poshtë.

Ndërkohë në Zvicër një ortek mbuloi një hotel në një rezort dimëror, ndërkohë që një stuhi dëbore e bëri të pakalueshëm aksin që lidh Suedinë me Norvegjinë.

Në Austri, ekipet e shpëtimit u përballën me një nivel dëbore tepër të thellë në përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë një skiatori të bllokuar. 41-vjeçari kishte humbur rrugën pasi kishte dalë jashtë piste.

Austria është një nga vendet më të prekura nga moti i keq, ku që nga fillimi i muajit 7 persona kanë vdekur dhe 2 alpinistë konsiderohen të humbur.

Meteorologët vendas kanë deklaruar se një sasi e tillë dëbore ndodh vetëm një herë në 30 vjet.

Ushtria në këtë vend dërgoi helikopterë për të pastruar dëborën nga majat e pemëve, për të reduktuar rrezikun e rrëzimit në rrugë e hekurudha. Në Suedi, stuhitë kapluan një pjesë të mirë të veriut të vendit.

Në një prej zonave erërat frynë me 50 metra për sekondë dhe më pas u drejtuan për në kufirin norvegjez. Edhe Norvegjia përballet me një situatë të ngjashme. Në një rrugë malore, një zinxhirë kamionësh mbetën të bllokuar për thuajse 13 orë në një rrugë malore të mbuluar nga dëbora. Atyre iu desh ta kalonin natën në kabinat e mjeteve të tyre, deri mëngjesin e së premtes kur ekipet e shpëtimit mundësuan lëvizjen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit