8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Debatet artificiale për mos ndërtimin e xhamisë nuk shërbejnë për asgjë.

Më të lexuarat

Shoqëria kosovare ka plot probleme reale për të cilat ia vlen të bëhet debat publik e të diskutohet. Debatet së a duhet te behet xhamia apo jo janë të panevojshme dhe një luks. Për më tepër, xhamia do të ndërtohet për arsye fetare. Prandaj, politizimi i kësaj çështjeje jo vetëm që është i pavend por është edhe i rrezikshem. Askush nuk e ka luksin te luajë me karten e Islamit në Kosovë për përfitime politike. Çdo përpjekje për ta bërë këtë nuk do të bënte tjetër veçse do të fuste përçarje në mesin e popullit. Fatkeqësisht, një pjesë e të ashtuquajtures shoqëri civile po lejon të bëhet mjet në duart e politikës duke përdorur xhamine si shkak. Për këtë arsye debatet artificiale për mos ndërtimin e xhamisë nuk shërbejnë për asgjë. Do të ishte më mirë që arsyet e kundërshtimit ndaj xhamise the thuheshin hapur. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të bënim një debat real e të shëndoshë.

Observatori Kombëtar Kundër Islamofobisë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit