7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Debat për dërgimin jashtë vendit të FSK-së

Më të lexuarat

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës sot organizon debatin dhe konsultën publike lidhur me draftin fillestar të Projektligjit për dërgimin e pjesëtarëve/kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Organi propozues i Projektligjit është përgjegjës për procedurat e hartimit fillestar në përputhje me parimet dhe standardet e hartimit të legjislacionit. Me dispozitat e këtij ligji, dërgim i pjesëtarëve/kontingjentit të FSK-së jashtë vendit konsiderohen: operacionet paqeruajtëse, operacionet emergjente/humanitare dhe operacione dhe aktivitete të tjera. Në këtë debat publik do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Forcës së Sigurisë, si propozues, pjesëmarrës nga shoqëria civile, ekspertë të pavarur, përfaqësues të jetës akademike, zyrtarë ushtarak ndërkombëtar dhe mediet./indeks/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit