5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

DEASH merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

Më të lexuarat

Të mërkurën pasdite një person me thikë me automjetin e tij SUV ka shtypur këmbësorët në urën Westminster para se të përplasej me gardhin e ndërtesës së Parlamentit

BEJRUT (AA) – Grupi terrorist DEASH nëpërmjet agjencisë së saj të lajmeve Aamaq njoftoi se sulmuesi në Londër ishte një “luftëtar i DEASH-it”, raporton Anadolu Agency (AA).

Të mërkurën pasdite një person me thikë me automjetin e tij SUV ka shtypur këmbësorët në urën Westminster para se të përplasej me gardhin e ndërtesës së Parlamentit britanik. Pas daljes së tij nga makinaai therri policin me thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurës dhe më pas u vra nga policët. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i sulmuesit.

May: Autori i sulmit në Londër i lindur në Britani

Mark Rowley, kreu i departamentit të policisë së anti-terrorit në Londër, ka thënë se janë bastisur gjashtë adresa dhe janë arrestuar shtatë persona në lidhje me sulmin e të mërkurës.

Ai bëri të ditur se numri i viktimave është pesë, duke përfshirë edhe sulmuesin. Në mesin e të vdekurve janë një polic i cili ishte roje në ndërtesën e parlamentit dhe tre civilë. Rowley shtoi se 29 persona janë shtruar në spital, prej të cilëve shtatë në gjendje kritike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit