7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

De Biasi për mediat spanjolle: Natën e parë në Shqipëri, vendosa karrigen te dera e dhomës

Më të lexuarat

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi tashmë ka filluar aventurën e re në Spanjë në drejtimin e ekipit të Alaves.

Në fakt, skuadra e de Biasit mbrëmë ka pësuar humbje para shikuesve të vetë ndaj Real Madridit me rezultat 2-1.

Pavarësisht kësaj, italiani po vazhdon të flasë për periudhën në krye të kombëtares shqiptare.

Duke folur për paragjykimet në fillim për Shqipërinë, De Biasi ka zbuluar se natën e parë në hotel vendosi karrigen para derës së dhomës për shkak të frikës se do ta vidhnin.

“Natën e parë në hotel e vendosa karrigen para derës së dhomës për shkak të frikës se do të më vidhnin. Sot e them duke qeshur, sepse me kalimin e kohës mësova t’i dua shqiptarët”, tha ai.

Sa i përket kualifikimit në Euro 2016, De Biasi tha se “Me Shqipërinë arrita një objektiv që në fillim dukej me të vërtetë i pamundur, duke e çuar në kampionatin e fundit evropian, duke sfiduar çdo parashikim. Kam provuar një ndjenjë të mrekullueshme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit