10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

De Biasi nuk ka probleme me Mavrajn

Më të lexuarat

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka thënë se nuk ka asnjë problem me mbrojtësin Mërgim Mavraj.
Në një deklaratë për faqen zyrtare të FSHF-së, ka thënë se Mavraj dëshiron të jetë i përfshirë në kombëtare. Trajneri italian ka vizituar Mavrajn në Gjermani, ashtu siç ka vizituar Etrit Berishën në Itali dhe Taulant Xhakën e Armando Sadikun në Zvicër.
“Përkundër çdo lloj hamendësimi, do të thosha që mes trajnerit të kombëtares dhe Mavrajt nuk ka asnjë lloj problemi, zero. Përkundrazi! Mërgimi është shumë i përfshirë dhe dëshiron të jetë pjesë intensive e saj”, ka thënë De Biasi.
“Kjo ishte një vizitë e njëjtë sikundër bëra edhe me Berishën, apo sot në këtë të shtune në Bazel për të ndjekur Taulant Xhakën dhe Sadikun. Në ditët në vijim do të vizitojë edhe lojtarët tjerë. Një xhiro normale për të parë çunat dhe për të ndjerë afërsinë mes njëri-tjetrit”, ka theksuar trajneri italian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit