11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Davutollu dhe zonja Erdogan arrijnë në Mianmar

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutollu, ka deklaruar se kanë arritur në Mianmar për të vendosur marrëdhënie bilaterale si dhe të arrijnë në rajonin Arakan. Ai tha se pranimi i vizitës nga ana e qeverisë së Mianmarit po tregon ndikimin e Turqisë në fushat ndërkombëtare.

Krahas ministrit të jashtëm turk, në vizitë marrin pjesë zonja Emine Erdogan me vajzën Sumejen, disa deputetë, përfaqësuese të organizatave humanitare e gazetarë.
Në një intervistë gjatë udhëtimit për në Mianmar Davutollu deklaroi se kjo ishte vizita e parë e këtij niveli të lartë mes Turqisë e Mianmarit.
Regjimi në Mianmar është duke u hapur drejt botës hap pas hapi dhe se tani Turqia ka vendosur të hapë një ambasadë atje, tha Davutollu.
Ai gjithashtu tërhoqi vëmendjen për muslimanët Rohingë që jetojnë në krahinën Arakan dhe tha: “Ne do të donim të vendosnim marrëdhënie bilaterale mes Turqise dhe Mianmarit, si dhe të arrinim në Arakan. Do të donim ti arrinim këto dy synime. Pranimi i vizitës sonë nga qeveria e Mianmarit reflekton rolin e Turqisë në fushat ndërkombëtare. Ata nuk kanë vepruar kështu me vende të tjera. Ambasadori ynë ka punuar shumë.”
Ai përkujtoi dy udhëzimet që i kishte dhënë ambasadorit që u emërua në Mianmar.
E para ishte se gjatë luftës së dytë botërore 1500 ushtarë turq të dërguar në Mianmar nga Çanakalaja dhe Egjipti ishin vrarë atje, dhe kërkoi nga ambasadori për të gjetur varrezat e tyre dhe e dyta ishte kontakti me muslimanët në Arakan.
Davutollu shtoi se mundësitë e veprimit të botës perëndimore në Arakan janë të kufizuara andaj kërkoi bashkëpunim nga Indonezia në lidhje me muslimanët Rohingë nën Organizatën për Bashkëpunim Islamik.
Davutollu theksoi se Turqia me praninë e saj po mundohet të arrijë në vende ku tjerët nuk munden. Ai përmendi ndërrimin e situatës në Somali duke thënë se udhëtimi i kryeministrit Erdogan atje bëri që gjërat të ndryshojnë në vend./mesazhi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit