15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Davutoglu: Edhe në ëndrrat tona nuk e harrojmë Palestinën

Më të lexuarat

Kryetari i përgjithshëm i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) dhe Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e grupit të partisë në lidhje me programin e vizitës në Rusi të bashkëkryetarit të partisë Demokratike të Popujve, Selahattin Demirtaş tha se: “Këto e kanë kthyer në moral të bashkëpunojnë me ata që kanë probleme me Turqinë, në vend që të veprojnë bashkë me popullin”, raporton Anadolu Agency (AA).

– “Jemi përballë kujtdo që bombardon popullin e Sirisë”

Duke rikujtuar se Turqia është pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër DAESH-it, Davutoğlu, u shpreh se: “Kushdo që bombardon popullin e Sirisë ne do të qëndrojmë përballë tyre, përballë tyre do të qëndrojmë qoftë ajo Rusia, apo qoftë ndonjë shtet tjetër tiran”.

– “Edhe në ëndrrat tona nuk e harrojmë Palestinën”-

Davutoğlu, në lidhje me kritikat për negociatat Turqi-Izrael ka theksuar se: “Kush shprehet se ‘Turqia ka harruar popullin e Gazas, po afrohet me Izraelin duke injoruar mbështetjen ndaj Palestinës‘ ka bërë një shpifje të madhe ndaj nesh. Ne jo vetëm në negociata, por as edhe në ëndrrat tona nuk e harrojmë Gazën, nuk harrojmë Palestinën, as Jerusalemin dhe gjithmonë kemi të gjallë para syve tanë Mesxhid-i Aksanë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit