8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dashuria politikë-fe dhe falja spektakolare e Namazit me dron në Tiranë

Më të lexuarat

Edi Ramën e presin me dashuri të madhe në Paris, ndërkohë që në Tiranë me rastin e Fitër Barjamit, kishte ardhur për ta udhëhequr faljen e Namazit jo më pak se vetë Imami i Qabes.

E gjithë kjo vëmendje për Shqipërinë në këtë moment, merr nuanca edhe më melankolike nga dashuria që shfaqin politikanët sa herë që ka festa fetare.

“Ne Elbasan bashke me te gjithe drejtuesit e komuniteteve kryesore fetare per te festuar sebashku Fiter Bajramin. Gezuar!”, shkruante Taulant Balla teksa shfaqej i lumtur mes klerikëve fetarë.mzi4

Edhë më tej ka shkuar Xhelal Mziu i Kamzës, i cili ka vajtur në xhami me një mision të posaçëm.

“Kryebashkiaku Xhelal Mziu nderon me certifikatën “Mirënjohje e Qytetit” imamin e Xhamisë së Paskuqanit, Atilla Huseyn Hakivelioglu”, shkruan faqja e tij në FB.

Sakaq ju përcjellim edhe pamjet spektakolare me video nga Falja e Namazit të Fitër Bajramit nga Imami i Qabes në Tiranë, filmuar me dron.

Falja e Namazit të Fitër Bajramit nga Imami i Qabes Tiranë 2016 – Filmuar me Dron.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit