16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dasara e përballjes me hoxhë Omer Bajramin sfidohet teologjikisht në rrjete sociale: ja “mallkimet” e Biblës

Më të lexuarat

Që nga e shtuna, në rrjete sociale zjen debati mbi një ballafaqim teologjik në studion e Top Show-t, ku “për një palë vetulla gati u nxorën sytë”. Moderatori Alban Dudushi kishte ftuar në studio imamin e  xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi, që ndryshe cilësohet edhe si teolog, ndonëse i mungojnë veprat e mirëfillta shkencore në këtë lëmi.

Në krah të tij ishte Dasara Karaiskaj, një femër nga e ashtëquajtura botë e shoë bizz-it shqiptar, e përballë tyre në lidhje direkte ishte hoxha Omer Bajrami, i cili “duhej të jepte llogari” për një frazë të tij, sipas së cilës konsideroheshin të mallkuara ata femra që hiqnin vetullat tyre, apo ju a hiqnin të tjerave; e që aludohej se për këtë arsye i kishte quajtur lavire. Por ai sqaroi se kjo nuk ishte aspak e vërtetë, e që për cështjen e “vetullave”, ajo kërkonte sqarime më të imtësishme me kohë shumë të madhe, ndërkohë që aty nuk ishte vendi për trajtesa kaq delikate nga lëmia e besimit.

Tashmë, palët janë ndarë në atë se a ishte më dinjitoz paraqitja e hoxhë Bajramit apo e imam Visit; apo se emisioni duhej bojkotuar nga personazhet me staturë fetare, me pretendimin se formati i emisionit nuk mban për tematika të tilla, apo më keq akoma, është qëllimisht abuzues.

Ndërsa një palë e tretë, inatin e ka me personazhin femër në krah të imam Naçit, Dasarën, e cila u shfaq dhe si teologe sprovuar për ta sfiduar hoxhën Omer teksa i përmendi faktin që sipas saj, Jezui i saj, ose sipas doktrinës së krishterë Zoti i saj, nuk kishte mallkuar.

Dhe kjo ka çuar në shfletimin e Biblës duke ia përcjellë Dasarës  virtualisht të gjithë citatet biblike me fjalën “mallkim”. Për këtë shih videon e mëposhtme.

Por kush është Dasara dhe ç’merita të veçanta gëzon ajo për t’u ftuar dhe në rastet kur do trajtohen tema me thelb shkencor? Ajo vjen nga një familje katolike me Biblën në raftet e librave. Mbesa e Zef Bushatit, ish-ambasadorit tonë në Vatikan, për vite ajo ka punuar si gazetare në dhjetra media, pa i ndritur kurrë ylli i talentit, derisa zgjodhi të bëjë “Palomën” në një format emisioni, ku do ishte karagjozllëku ai që do merrte vlerën e një talenti. Ç’prej atëherë, duke patur si dritare promovuese dhe Zonën e Lirë të Çanit, ajo nisi të ftohej për “kompetencën e saj në disa fusha përveç asnjërës”, nëse i bëjmë një modifikim shprehjes së  Konicës.

Dhe ky trend i marrëzishëm mediatik ishte ai e çoi të replikonte dhe me një hoxhë që gjithsesi, edhe pse pa talentin e duhur islam për t’u përfaqsuar mjeshtërisht në një debat publik, gdhihet e ngryset mbi libra, edhe me ato që Dasara i përmend, por që nuk i ka lexuar, siç është dhe Bibla. /tesheshi.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit