12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Danimarka ndalon mbajtjen e burkas dhe nikabit

Më të lexuarat

KOPENHAGË (AA) – Parlamenti danez ka miratuar një ligj i cili parasheh ndalesën e mbajtjes së burkas dhe nikabit në vende publike, raporton Anadolu Agency (AA).

Për ndalesën e mbajtjes së veshjes që mbulon fytyrën votuan 75 deputetë ndërsa 30 ishin kundër. Në Danimarkë që nga viti i kaluar debatohet për vendosjen e kësaj ndalese e cila nga muaji gusht hyn në fuqi.

Ata që nuk i përmbahen këtij ligji do të gjobiten me 135 euro. Për ata që këtë ligj e shkelin më shumë se katër herë, çdo herë tjetër do të gjobiten me nga 1350 euro.

Ministri i Drejtësisë, Soren Pape Poulsen sqaroi se policia në terren nuk do të kërkojë nga perosnat me burkë ose nikab të zbulojnë fytyrën, por pas gjobitjes do të kërkojë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në Danimarkë me një popullsi prej 5.7 milionë banorë rreth 7 për qind janë muslimanë. Sipas të dhënave të Universitetit në Kopenhagë nga viti 2010 në Danimarkë 150 deri në 200 gra mbajnë nikab ndërsa vetëm tre burka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit