20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Dallimi në mes të “gruas” dhe “bashkëshortes” në Kuran

Më të lexuarat

Me të vërtetë Kurani, si fjalë e zbritur nga Allahu xh.sh, është një mrekulli në vete dhe kjo shfaqët në shumë aspekte e një prej tyre padyshim se është edhe aspekti gjuhësorë. Pra, Kurani kishte ardhur si sfidë në aspektin e retorikës së tij për kohën në të cilën ka zbritur por që kjo sfidë do të vazhdojë deri në ditën e Gjykimit.

Në mesin e kësaj është edhe dallimi që i bëhet në Kuran fjalës “grua” (imra’eh) dhe “bashkëshortes” (zevgjeh).

Kur mund ti thuhet një gruaje se është bashkëshortja e dikujtë e kur jo?

Kur të ekstrapolohen citatet kuranore në të cilat cekën këto dy terme shohim se një gruaje mund ti thuhet se është bashkëshorte e dikujtë vetëm nëse në mes të tyre ka një harmoni të plotë të jetës bashkëshortore si në aspektin fetar, psikologjik apo seksual. E nëse nuk e kanë këtë pajtueshmëri dhe harmoni të plotë në mes tyre, atëherë Kurani e përdorë termin “grua” dhe assesi nuk e cekë si bashkëshorte pavarsishtë se cili është dallimi në mes tyre sipas asaj që u cekë më lartë.

E prej shembujve rreth kësaj mund të cekim fjalën e Allahut xh.sh ku thotë se:”E prej argumenteve të Tij është edhe krijimi i bashkëshorteve tuaja nga vetja juaj që tek to të gjeni prehje dhe mes jush vuri dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë në këtë krijim ka fakte për popujt që mendojnë”. E po ashtu edhe fjala e Tij:”Dhe ata të cilët thonë: Zoti ynë, na jep prej bashkëshorteve tona dhe pasardhësve tanë dritë të syve tanë dhe na bëjë për të devotshmit prijës”.

Nisur nga kjo, Allahu xh.sh, e bëri Havan bashkëshorte të Ademit a.s. E në lidhje me këtë thotë:”Dhe, Ne, i tham: O Adem, bano ti dhe bashkëshortja jote në xhenet”. E po ashtu Allahu xh.sh bëri edhe gratë e të dërguarve bashkëshorte të tyre, e në lidhje me këtë thotë:”I Dërguari është më parësorë për besimtarët sesa vetët e tyre dhe bashkëshortët e të dërguarit janë nënat e tyre”.

E nëse kjo harmoni, pajtueshmëri dhe ngjashmëri nuk arrihet plotësishtë në mes të bashkëshortëve për ndonjë prej arsyeve që u cekën me lartë apo për ndonjë pengesë eventuale atëherë këtë femer, Kurani, nuk e quan si bashkëshorte të atij përsoni por e quan si grua të tij. E si shembull për këtë e kemi rastin kur Kurani fletë për gruan e Nuhit a.s dhe të Lutit a.s dhe nuk i quan ato bashkëshorte të tyre por gra të tyre pasi që në mes tyre kishte dallim në besim pra kishte dallime spirtuale. E në lidhje me këtë, Allahu xh.sh, thotë:”Allahu xh.sh sjell shembull të atyre nuk kanë besuar siç ishte gruaja e Nuhit dhe gruaja e Lutit të cilat ishin gratë e dy prej robërve tanë të devotshëm por që i tradhëtuan”. Me të vërtetë ato ishin prej mosbesimtareve edhe përkundër asaj se ishin të martuara për profet por nuk kishin besuar andaj mosbesimi i tyre ishte bërë pengesë që kjo harmoni, kjo pajtueshmëri dhe kjo përputhje, e

kërkuar që të arrihet në mes të bashkëshortëve, të mos arrihej. E pikërishtë kjo ishte edhe arsyeja pse ato u quajten si gra të profetëve dhe jo si bashkëshorte të tyre.

E po ashtu, rast tjetër kemi edhe rastin kur Kurani fletë për gruan e Faraonit. E që në lidhje me këtë Allahu xh.sh thotë:”E Allahu ju solli shembull, atyre që besuan, gruan e Faraonit”. E kjo erdhi, po ashtu, si arsye e mos përputhjes së tyre në aspektin e besimit pasi që gruaja e Faraonit ishte prej besimtareve.

Prej kulminacionit të madhështisë se retorikës së Kuranit, është cekja e këtyre dy termeve në lutjen e Zekerijas a.s që ia drejtonte Zotit të tij në kërkim të pasardhësve. Gruaja e Zekerijas a.s ishte sterile dhe nuk kishte mundësi që të linde fëmij andaj kjo ishte pengesë prej pengesave të arritjes së një harmonie bashkëshortore të kërkuar në mes të qiftit bashkëshortorë. E përderisa kjo pengesë ishte prezente tek gruaja e Zekerijas a.s, Allahu xh.sh, e përshkruan me fjalën grua andaj edhe në lidhje me këtë thotë:” … e gruaja ime është sterile por më jep nga Ti pasardhës”. E ndërsa kur Allahu xh.sh ia largojë këtë pengesë dhe e përgëzoje me lindjen e Jahjas a.s, atëherë edhe termi ndërrohet dhe përdoret ai i bashkëshortes në vend të atij të gruas pasi që tashmë vetëm se do të arrihej harmonia e kërkuar në jetën bashkëshortore. E në lidhje me këtë Allahu xh.sh thotë:”Dhe Zekerija kur e luti Zotin e tij duke i thënë: O Zoti im, mos më lerë të vetëm kur Ti je furnizuesi më i mirë. E, Ne, iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Hahjan, kështu ia shëruam atij bashkëshorten”. Harmonia bashkëshortore nuk ishte arritur në mes të Zekerijas a.s dhe bashkëshortës se tij derisa nuk u lindi fëmija edhe përkundër asaj që bashkaëshortja e tij ishte besimtare, e devotshme dhe e dëgjueshme ndaj Zekerijas a.s por që prej qëllimeve të bashkëshortësisë është edhe posedimi i pasardhësve andaj nëse tek njëri apo tjetri bashkëshortë ka ndonjë pengesë që e pengon një gjë të tillë kjo do të thotë se ata nuk kanë mundësi që të arrijnë harmoninë, pajtueshmërinë përputhjen e plotë që kërkohen për një jetë bashkëshortore.

Dhe në fund e pamë si shembullin më të mirë dhe më të qarte tek rasti i Zekerijas a.s me gruan e tij para dhe pas lindjes. Pra, para lindjes ajo ishte grua ndërsa pas lindjes ajo nuk ishte më thjeshtë grua por ishte bashkëshorte e Zekerijas a.s.

Autor: Salih Et-Tuvejxhiri, Profesor i lëndës së Akides në Universitetin e Kasimit

Përktheu: Artan Musliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit