18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Dalja masive e shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc

Më të lexuarat

Subjektet politike shqiptare të Luginës po marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ndërkohë “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” edhe në zgjedhjet parlamentare.

Nëpër të gjithë vendvotimet të kumunës së Bujanocit dhe Preshevës shihet një interesim i madh i qytetarëve shqiptarë që presin për të votuar .
Nga vetë pjesëmarrja e shqiptarëve para vendvotimeve në Luginë e sidmos e atyre në komunën e Bujanocit shihet qartë se ata me këtë dëshirojnë ti kundërpërgjigjen arrestimeve që u bënë ndaj shqiptarëve dy ditë para datës së zgjedhjeve.
Në komunën e Bujanocit ecuria e votimeve po ec me vështirësi për shkak të problemeve teknike që po paraqiten në librat e votuesve.
Sipas votuesve kjo është bërë me qëllim për shkak të uljes së numrit të votuesve shqiptarë. Ngase në librat e votuesve ka raste ku votuesit nuk gjinden në te edhe përkundër asaj që i kanë pranuar ftesat për të votuar.
07:13 – Në Serbi sot votohet për zgjedhjet lokale, parlamentare dhe ato presidenciale. Në ora 07:00 janë hapur vendvotimet ku qytetarët ia mësyen për të hedhur votën votën e tyre. Në gjithë territorin e Serbisë do të hapen 8.549 vendvotim , ndërsa të drejtë vote kanë 7.026.579 votues.
Ndërkohë në këto zgedhje do të marrin pjesë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Subjektet politike shqiptare të Luginës do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ndërkohë “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” do të marrë pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare e ndërkaq disa prej tyre kanë shprehur përkrahjen edhe për zgjedhjet presidenciale duke përkrahur e kandidaturën e Myftiut të Sanxhakut Muamer Zukorlliq, për president të Serbisë. Derisa në komunën e Bujanocit, Komisioni Komunal Zgjedhor i ka pranuar gjithsejtë 13 lista zgjedhore, prej të cilave 7 lista të partive serbe, 4 shqiptare dhe dy lista të partive rome. Në Preshevë janë dorëzuar gjithsejtë 11 lista zgjedhore prej të cilave 5 të subjektve politike shqiptare, 2 të partive serbe, 1 parti e përzier serbe dhe shqiptare, si dhe 3 grupime qytetare.
Në Bujanoc momentalisht të drejtë vote kanë gjithsejtë 39.022 qytetarë. Ndërsa në Preshevë me të drejtë vote janë gjithsejtë 34.368”, bëjnë të ditur nga Komisinonet Komunale Zgjedhore të këtyre komunave.
Ndërkaq zgjedhje po vëzhgohen nga OSBE dhe organizata joqeveritare vendore CESID në bashkëpunim me Komisionin Republikan Zgjedhor RIK. (ina/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit