6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

DAÇIQ: EDITA TAHIRI FLET FJALË BOSHE PËR T’I QETËSUAR FANTAZMAT POLITIKE NË KOSOVË

Më të lexuarat

Kryediplomati serb Ivica Daçiq, ka bërë akuza në drejtim të Ministres për Dialog Edita Tahirit, duke thënë se ultimatumet e saj janë fjalë boshe për t’i qetësuar disa fantazma politike në Kosovë.

“Të gjitha janë fjalë boshe. Është një zemërim lokal që përdoret për të qetësuar disa fantazma politike në Prishtinë. Megjithatë, kjo është mirë sepse njerëzit e shohin se me kë përballemi ne kur negociojmë”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Daçiq po ashtu ka deklaruara se me Kosovë s’do të flitet për njohjen e Kosovës e luftën.

“Askush nga ne nuk ka pranuar që të diskutojë për to, as nuk do të diskutojmë. Ai dialog është transferuar në nivelin e BE-së me rezolutë të OKB-së, por është me status neutral dhe askund nuk thuhet se çfarë duhet të bëjmë, që sot disa vende duken nervoze”, ka shtuar Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ndër të tjera tha se do të braktisë synimet e tij për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në organizata të OKB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit