12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Daçiç: Në 2005 nga ndërkombëtarët patëm ofertë për ndarjen e Kosovës

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic ka befasuar me deklaratën e tij, kur ka thënë se në vitin 2005 ndërkombëtarët i kanë propozuar Serbisë ndarjen e Kosovës.

Sipas “Klan Kosova”, kryediplomati serb për televizionin “BN” tha se demarkacioni i Kosovës nuk është një ide nga dje dhe se për të flitet prej kohësh.

Gjithsesi, Ivica Dacic nuk ka dhënë më shumë informacione se kush e ka dhënë këtë ide vite më parë dhe përse ajo nuk u bë realitet.

Duke folur për tensionet aktuale me Kosovën, Dacic është shprehur se Gjermania dhe Britania janë ato që e bindin kryeministrin Ramush Haradinaj të mos e heqë taksën ndaj Serbisë.

“Gjermania dhe Britania e bindin Haradinajn që të mos e heq taksën për mallrat nga Serbia. Dikush mendon se Haradinaj është i guximshëm por ata nuk bëjnë asgjë pa mbështetjen e jashtme. Amerika nuk do të lejojë Serbinë të jetë konstruktive dhe Kosova të jetë e keqe, se kjo e shkatërron konceptimin e tyre”, është shprehur Dacic.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit