7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Çuni: Votoni ata të FJALËS ose ata të kojtës

Më të lexuarat

Çuni: Votoni ata të FJALËS ose ata të kojtës

Votues të nderuar, me 11 qershor do ta keni shumë lehtë të votoni sepse i keni vetëm dy opsione: ose do ti votoni ata të FJALËS ose ata të kojtës, të sinqertit ose mashtruesit.

“Kojta është një ndjenjë që vret ndërgjegjen, shkatërron karakterin, dobëson sinqeritetin, paralizon vullnetin dhe ta humbë respektin”.

“Kemi parë shumë trima që e kanë fituar betejën me armikun, por kojta i ka mposhtur”
“Zemrat e pushtuara nga kojta pranojnë çdo lloj kapitullimi”
Votues i nderuar, mos harro se ata ju njollosën me fjalën më fyese, më të ulët dhe më çnjerëzore, me fjalën që Serbia u mundua me vite të tëra t’ju njollosë, por nuk arriti, kurse këta e bënë për një ditë.

Ju thanë terrorist pa pasur asnjë veprim terrorist!
U munduan të improvizojnë raste kinse tentime për terrorizëm dhe mburreshin se janë duke e luftuar terrorizmin.
Don Kishotët e mjerë luftonin me diçka që vet e kishin imagjinuar.

Në gënjeshtrën të cilën e dizajnonin as vet nuk besonin.Qëllimi ishte ti maskonin aferat e tyre korruptive.

Nuk është për tu çuditur sepse ata nuk dinë të jenë vetvetja.Kanë lindur dhe janë shkolluar në një sistem që gjithmonë ka improvizuar një armik për ta frikësuar popullin që të mund të manipulojë me te.

Të njëjtën gjë është duke e bërë edhe kryetari i Kores Veriore Kim-Jong-Un i cili po e mashtron popullin se e ka mundur Amerikën.

Mr.Ph.Abdelnaser N.Çuni

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit